LAJMI I FUNDIT:

Murati: Në seancën e së martës të thirrur nga PAN-i nuk do të miratohet kurrfarë pako për COVID-19

Murati: Në seancën e së martës të thirrur nga PAN-i nuk do të miratohet kurrfarë pako për COVID-19

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati ka thënë se më 14 prill në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga Partia Demokratike e Kosovës, nuk do të votohet asnjë pako për COVID-19.

Murati ka pohuar se pakoja me masat për ta ndihmuar ekonominë dhe të prekurit nga coronavirusi tashmë është miratuar nga Qeveria dhe veçse ka filluar zbatimi i saj, transmeton Telegrafi.

“Në seancën e së martës të thirrur nga PAN-i nuk do të miratohet kurrfarë pako për COVID-19, sepse një gjë e tillë as që është në rend dite. E vetmja pikë e rendit të ditës në seancën e jashtëzakonshme të së martës është vetëm një draft-rezolutë me një listë dëshirash, e cila nuk ka asnjë efekt juridik. Besoj u kujtohet një rezolutë e ngjashme e miratuar para 2 viteve për shtesat e fëmijëve. Edhe pako e PAN-it, ka efektin e njëjtë juridik”, ka shkruar Murati në llogarinë e tij në Facebook.


Kuvendi më 14 prill mban seancë të jashtëzakonshme me kërkesë të PDK-së
Lexo po ashtu Kuvendi më 14 prill mban seancë të jashtëzakonshme me kërkesë të PDK-së

Deputeti Murati ka pohuar se nuk është mirë të dezinformohet publiku.

“Deputetet e opozitës bën mirë që të ndjekin shembujt e shumtë të deputeteve opozitar anembanë botës, të cilët po lënë anash të gjitha dallimet dhe garat politike dhe po e vendosin shëndetin e qytetarëve si prioritet”.

Ndryshe, Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca e jashtëzakonshme të mbahet më 14 prill, me kërkesë të PDK-së. /Telegrafi/

https://www.facebook.com/HekuranMurati/posts/10158284980840522

Në trend Lajme

Më shumë
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

Lajme
Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje

Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje

Lajme
Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës

Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës

Lajme
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona

Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona

Kronika e Zezë
Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar

Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar

Lajme
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë

Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë

Lajme
Kalo në kategori