LAJMI I FUNDIT:

Munishi falënderon gjyqtarin për referim korrekt në fitoren e Ballkanit ndaj Feronikelit

Munishi falënderon gjyqtarin për referim korrekt në fitoren e Ballkanit ndaj Feronikelit

Ismet Munishi është shprehur shumë i lumtur me fitoren e Ballkanit ndaj Feronikelit me rezultat 1-0.

Suhareakasit fituan në kuadër të javës së 30-të në Superligën e Kosovës, për të vazhduar ëndrrën për titull.

Trajneri i Ballkanit, Munishi e pranoi se ishte një ndeshje e vështirë, derisa ka pasur lëvdata edhe për gjyqtarin Besfort Kasumin.


Ballkani vuan, por fiton në udhëtim te Feronikeli
Lexo po ashtu Ballkani vuan, por fiton në udhëtim te Feronikeli

“Me thënë të drejtën, hasëm në rezistencë të mirë këtu, hoqëm shumë mund për ta fituar këtë ndeshje. Nuk jam i kënaqur me disa lojtarë mirëpo ndoshta sigurisht që presioni e lodhja e kanë bërë të vetën sepse kjo është ndeshja e tretë që e luajmë brenda javës. Sidoqoftë fitorja i mbulon të gjitha”, ka thënë ai për Super Sport Kosova.

“Desha të theksoj se jam borxh se ka pas një lutje para ndeshjes nga klubi që të mos referojë Besforti (Kasumi), unë sot mundem me them lirisht se Besforti ka referua ndeshjen më të mirë që e kom pa duke referuar dhe shfrytëzoj rastin me e falënderua”.

“Krijuam disa raste mirëpo nuk isha i kënaqur te pasimi i fundit edhe në pjesën e parë edhe në të dytën” përfundoi Munishi.

Ballkani është në vendin e dytë me 62 pikë, tri më pak se lideri Drita ku kanë mbetur edhe tri xhiro për t’u zhvilluar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Boks
Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Ndërkombëtare
Top 25 e klubeve me bilancin më të keq: Manchester United në krye, Barcelona e vetmja spanjolle

Top 25 e klubeve me bilancin më të keq: Manchester United në krye, Barcelona e vetmja spanjolle

Ndërkombëtare
Plani gjenial i Perezit për të transferuar Zubimendin te Real Madridi përmes ish-lojtarit të tyre

Plani gjenial i Perezit për të transferuar Zubimendin te Real Madridi përmes ish-lojtarit të tyre

La Liga
Kush e ka radhën të shkarkohet nga një klub i Ligës Premier? Publikohen gjasat e tetë trajnerëve

Kush e ka radhën të shkarkohet nga një klub i Ligës Premier? Publikohen gjasat e tetë trajnerëve

Premier League
Kapi gjyqtarin dhunshëm në qafë, dënohet Messi

Kapi gjyqtarin dhunshëm në qafë, dënohet Messi

Ligat tjera
Kalo në kategori