LAJMI I FUNDIT:

Mungesë e edukatoreve nëpër çerdhet e Maqedonisë, planifikohen mbi 2.000 punësime të reja

Mungesë e edukatoreve nëpër çerdhet e Maqedonisë, planifikohen mbi 2.000 punësime të reja
Foto: Ilustrim

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, ka dhënë miratim për vazhdimin e 214 marrëveshjeve për punësim në kohë të caktuar deri në fund të muajit shkurt. Prej aty, thonë se po bëhet analizë e detajuar në çdo institucion, pas çka do të vijojë edhe një zgjidhje e përhershme e problemit me stafin.

Udhëheqësia aktuale e kësaj ministrie, për situatën me edukatoret dhe çerdhet e akuzoi pushtetin e mëparshëm. Vlerësohet se nëpër çerdhet do të duhet të punësohen 2000 persona të tjerë, që është indikator se gjatë dekadës së fundit në mënyrë sistematike është prishur mbrojtja e fëmijëve.


“Sipas të dhënave që i kemi marrë nga Institucionet Publike për fëmijë nga komunat e Qytetit të Shkupit, në shator kanë qenë të punësuar 742 edukatore, 71 prej të cilave me marrëveshje në kohë të caktuar. Në procedurë është marrja e pajtimit që këta persona të punësohen në kohë të papërcaktuar”, thanë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Ndërsa, edukatorët e çerdheve, ankohen për rrogat e ulëta. Ata të mërkurën protestuan para Qeverisë, së bashku me arsimtarët.

“Ne që punojmë në çerdhe jemi në margjinat e shtetit dhe sigurisht se duhet rrogat tona të rriten. Unë marr 14.000 denarë, kurse në çerdhe punoj 35 vite. Konsideroj se për punën që e bëjmë marrim rroga të ulta”, tha edukatorja.

Aktualisht, në Republikën e Maqedonisë ka gjithsej 65 Institucione Publike për fëmijë – çerdhe fëmijësh dhe 4 Qendra Publike për zhvillim të hershëm të fëmijëve. Gjithsej 69 Institucione Publike me 272 objekte janë shpërndarë në 59 komuna, si dhe 37 Institucione private për fëmijë. Veprimtaria realizohet në gjithsej 309 objekte. Në 60, prej gjithsej 80 komunave ka Institucione publike për edukim të fëmijëve. Në 6 komuna ka çerdhe në objekte të improvizuara, ndërsa në 14 komuna nuk ka asnjë çerdhe.

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori