LAJMI I FUNDIT:

Mungesa e shkollave profesionale, Kosova të ndjekë shembullin gjerman

Mungesa e shkollave profesionale, Kosova të ndjekë shembullin gjerman

Kosova duhet të ndjekë shembullin e sistemit gjerman, pasi në vendin tonë mungojnë shumë shkolla profesionale, praktika në punë, e veçanërisht kooperimi praktik ndërmjet firmave dhe punëtorëve.

Kështu u tha në konferencën “Arsimi dhe orientimi profesional janë politikë ekonomike”, organizuar nga Organizata gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe Fondacioni Friedrich Ebert në Kosovë.


Zëvendësambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jan-Axel Voss, tha se Gjermania është e interesuar të përkrahë sistemin arsimor në Kosovë.

“Gjermania është një shtet shumë i madh, por ka numër të pa mjaftueshëm punëtorësh. Ne kemi sisteme shumë të mira që mund të shërbejnë si shembull… Është shumë mirë që të bëhen kombinime mes praktikës dhe teorisë. Në Kosovë ka vështirësi, shumë firma kërkojnë punëtorë, ndërsa shumë të rinj presin para ambasadave. Mendimi im është se Kosovës i mungojnë shumë shkollat profesionale dhe mungon praktika në punë, sidomos kooperimi praktik ndërmjet firmave dhe punëtorëve”, tha ai.

Klaus Bader – Labarre nga GIZ tha se bizneset kosovare duhet të jenë sa më aktive dhe të marrin si shembull modelin gjerman.

“Ne kemi partnerë të ndryshëm me të cilët punojmë së bashku dhe kjo është që më shumti kemi nevojë, që jo vetëm këtu në Kosovë, por edhe me vendet e tjera që ta bëjmë zhvillimin”, u shpreh ai.

Drejtoresha e Odës Ekonomike Gjermano- Kosovare, Nora Hasani, tha se tema që trajtohet sot është tejet e rëndësishme, ndërsa Frank Hantke nga FES tha se është e rëndësishme të merren shembuj të mirë që japin mundësi të mira të zhvillimit.

“Me këta shembuj që mund t’i marrim, sidomos të mendojmë për investimet e mundshme, jemi të sigurt se në të ardhmen ka për të funksionuar. Unë jam shumë i sigurt se nxënësit nga Kosova do të studiojnë jo vetëm në kolegje, por do të marrin shembuj të ndryshëm për të arritur në jetë”, tha ai./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Lajme
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Kalo në kategori