LAJMI I FUNDIT:

Mungesa e kuorumit, dështon votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare dhe emërimi i shtatë anëtarëve të Këshillit për Trashëgimi Kulturore

Mungesa e kuorumit, dështon votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare dhe emërimi i shtatë anëtarëve të Këshillit për Trashëgimi Kulturore

Kuvendi ka dështuar të votojë tri marrëveshje ndërkombëtare në mungesë kuorumi.

Vetëm 71 deputetë kanë marrë pjesë në votimin e marrëveshjes së financimit, për programin e parë për “Financimin e politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër”, në mes të Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.

Kuorum nuk pati as për marrëveshjen për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe organizatat e grupit të Bankës Botërore.


Në mungesë kuorumi ka dështuar edhe ratifikimi i marrëveshjes së kredisë mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin Energjia diellore fotovoltaike në KEK – Porta Globale.

Kuvendi gjithashtu nuk pati kuorum për emërimin e shtatë anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Anëtarët e propozuar për votim ishin Artan Krasniqi, Fahri Sheqiri, Besarta Reshica, Enis Salla, Zanita Halimi, Arianit Buqinca dhe Sllagjana Boshkoviq. Partitë opozitare nuk kanë marrë pjesë në votim, teksa kanë kërkuar që ky proces të kthehet në pikën zero.

Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Vlora Dumoshi ka kërkuar nga deputetët që të mos votojnë për emërimin, meqë konsideroi se janë përzgjedhur militantë partiak.

E deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola tha se kjo përbërje reflekton vullnetin politik të komisionit.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri tha se nuk do të marrin pjesë në këtë proces të votimit. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Rekomandimet e Këshillit të Etikës së UP-së, Enver Hasani mund të degradohet, t’i merren privilegjet e mirënjohjet si ish-rektor

Rekomandimet e Këshillit të Etikës së UP-së, Enver Hasani mund të degradohet, t’i merren privilegjet e mirënjohjet si ish-rektor

Lajme
Eman Rrahmani e Visar Korenica i bashkohen koalicionit AKR-PD

Eman Rrahmani e Visar Korenica i bashkohen koalicionit AKR-PD

Politikë
Agusholli: Nxënësja nga Peja u pengua sërish të hyjë në shkollë, por kjo ndodhi nga vonesa e emailit

Agusholli: Nxënësja nga Peja u pengua sërish të hyjë në shkollë, por kjo ndodhi nga vonesa e emailit

Arsim
Opozita shqiptare i nxjerr jashtë dhe u vë zjarrin karrigeve të Parlamentit

Opozita shqiptare i nxjerr jashtë dhe u vë zjarrin karrigeve të Parlamentit

Lajme
Pse po hetohen investimet e dhëndrit të Donald Trump në Shqipëri e Serbi?

Pse po hetohen investimet e dhëndrit të Donald Trump në Shqipëri e Serbi?

Lajme
Në Zvicër përurohet xhamia shqiptare, marrin pjesë shumë qytetarë

Në Zvicër përurohet xhamia shqiptare, marrin pjesë shumë qytetarë

Lajme
Kalo në kategori