LAJMI I FUNDIT:

Mungesa e hapave nga Kosova, njohësit e çështjeve politike thonë se ndërmjetësuesit e dialogut mund të propozojnë modele për Asociacionin

Mungesa e hapave nga Kosova, njohësit e çështjeve politike thonë se ndërmjetësuesit e dialogut mund të propozojnë modele për Asociacionin

Presioni ndaj Kosovës për të formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe është rritur. Nga Serbia, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka thënë se ky mekanizëm nuk është diçka e re dhe forma të tilla organizimi ka edhe në vende tjera të Evropës. Por, njohësit e çështjeve politike thonë se përderisa Kosova nuk ka një propozim mund të jenë ndërmjetësuesit ata që do të ofrojnë disa modele.

Tjera thirrje e presion janë shtuar në drejtim të Kosovës për të vazhduar me zbatimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Themelimi i këtij mekanizimi ishte paraparë me marrëveshjen mbi normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë të vitit 2013 e pastaj parimet për Asociacionin u dakorduan dy vjet më vonë.

Por, palët kanë kundërshtime të mëdha për këtë ujdi, për të cilën Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha se nuk është në përputhje me Kushtetutën e vendit.

Derisa palët nuk po gjejnë zgjidhje, sipas analistëve, modele të reja mund të propozohen nga ndërmjetësuesit e dialogut.

“Shihet se po rritet presioni nga partnerët ndërkombëtarë për të gjetur një model kompromisi. E kemi idenë që asociacioni të jetë një etnik nga pala serbe dhe nga ana e Kosovës kemi idenë që ky të përshtatët më kushtetutën e vendit më kompetenca ekzekutive dhe natyrisht që tash duhet të kërkohen ide apo modele të ndryshme edhe brenda BE-së edhe në Evropë që të gjendet një model. Ndërkombëtarët kanë kërkua oferta dhe propozim nga palët realisht nga Qeveria e Kosovës dhe derisa po shihet që s’ka vullnet për këtë do të fillojnë ndërmjetësuesit që të ofrojnë modele të ndryshme”, ka thënë Belgzim Kamberi nga Instituti për Politika Sociale, “Musine Kokalari”.

Fajtor për bllokimin e këtij procesi, njohësi i çështjeve politike Azem Vllasi, po e lë shtetin serb.

“Kjo çka po kërkojnë serbët në asociacion, asi modeli nuk ka askund në shtetet evropiane.  Mund të jetë bë marrëveshja pasi pala kosovare e ka nënshkrua këtë marrëveshje dhe do të duhej të merrej si model asociacioni I komunave të Kosovës dhe mos të ketë kompetenca ekzekutive e vendimmarrëse. Në Bosnje kantonet janë të parapamë me Kushtetutë të tyre pastaj në Kroaci por të gjitha janë në bazë të kushtetutës së vendit”, ka thënë analisti, Azem Vllasi.

Por më ndryshe se Vllasi, po mendon ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi.

Christopher Hill, përmes një video mesazhi në Twitter ka thënë se një model si Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk është asgjë e re pasi sipas tij të tilla ka edhe në Evropë.

Serbia insiston që të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe dhe që ky institucion të ketë kompetenca ekzekutive, derisa Qeveria e Kosovës ka kundërshtuar krijimin e këtij mekanizmi një etnik.

Disa takime kanë dështuar mes palëve në Bruksel për shkak të kësaj çështje./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori