Mungesa e ekspertëve po bëhet shkak që tash e disa vite rasti i aksidentit në Llaskarcë ku humbën jetë 16 persona të ngelet pa epilog gjyqësor. Për këtë çështje, kreu i Gjykatës Penale në Shkup Ivan Xholev, u përgjigj me shaka.
“Informacionet e mia thonë që ndërprerja është për shkak se mungojnë ekspertë të asaj fushe, për fat të keq në Maqedoni shumë gjëra mungojnë, do të bëj shaka, me siguri mungojnë avionë, tanke, mungojnë edhe ekspertë”, deklaroi Ivan Xholev, kryetar i Gjykatës Themelore Penale në Shkup.
Kërkesa për super ekspertizë deri te Byroja për Ekspertiza Gjyqësore është dërguar në nëntor të vitit 2021. E për atë se deri ku ka ngelë përgatitja e super ekspertizës, kur mund të presim që ky dokument të jetë gati dhe a do të përshpejtojë ligji i ri për ekspertizë, përgatitjen e këtij dokumenti, nga ky institucion nuk gjetën kohë të përgjigjen në pyetjet tona.
Përgatitjen e super ekspertizës paraprakisht e kishin refuzuar të gjitha fakultetet kompetente në vend. Ministri i Drejtësisë refuzoi të komentojë për rastin konkret, por potencoi që shumë prej defekteve në fushën e ekspertizave gjyqësore do të zgjidhen përmes ligjit të ri për ekspertizë, që do të futet në procedurë qeveritare brenda javës së ardhshme.
“Javën e ardhshme në qeveri, pra për 10 ditë do të jetë në procedurë qeveritare ligji i ri për ekspertizë, ky ligj i cili për një kohë të gjatë po përgatitet do jetë zgjidhje e të gjitha këtyre defekteve dhe mungesave të cilat momentalisht ndodhin dhe janë të lidhura me atë sferë. Janë konstatuar të gjitha defektet dhe mendoj që kjo zgjidhje ligjore do të paraqesë zgjidhje për të gjitha këto probleme të akumuluara deri tani”, tha Nikola Tupancevski, ministër i Drejtësisë.
Rikujtojmë që më 13 shkurt të vitit 2019, në aksident të autobusit në Llaskarcë, humbën jetën 16 pasagjerë dhe 38 të tjerë u lënduan. Procesi gjyqësor ka filluar më 5 shtator të vitit 2021 por fundi i këtij procesi duket akoma larg. Të akuzuar në këtë proces gjyqësor janë gjashtë persona, edhe atë pronari i Durmo Turs, Durmish Beluli, përgjegjësi për transport në firmën, Remzi Miftari, shoferi i autobusit Manoil Trifunovski si dhe tre të punësuar në stacionin për kontroll teknik. /Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë