Rastet e fundit të dhunimeve seksuale, e kanë shtyrë kryeredaktoren e Grazetës, Eurisa Rukovci, që të fillojë një nismë për regjistrimin e abuzuesve seksualë.
Kjo nismë i drejtohet Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës dhe ka për qëllim që emrat e dhunuesve seksualë të bëhen publikë për qytetarët.
Një regjistër publik sipas Rukovcit, do të vendoste më shumë drejtësi për viktimat e abuzimit seksual.
“Është e rëndësishme të kemi një regjistër të tillë, për shkak se momentalisht nuk jemi duke pasur sukses. Do të thotë momentalisht nuk po e shohim një trend ku abuzuesit seksualë janë duke u dënuar, edhe nuk është duke pasur drejtësi për të mbijetuarat e abuzimit seksual”.
Rukovci në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, ka bërë të ditur që ky peticion i nisur online, ka për qëllim që emrat e këtyre personave duhet të bëhen publikë, pasi ata të kenë një vendim të prerë nga gjykata.
“Regjistri është për abuzuesit seksualë, për individët që janë të dënuar prej gjykatave për abuzim seksual dhe jo për persona të cilët kanë aktakuza”.
Ajo thotë se me rastin që ndodhi më 18 maj në qytetin e Pejës, ku profesori vrau prindin e nxënëses së tij, të cilën tentoi ta dhunonte – tregon që Kosova ka nevojë për një regjistër publik për abuzuesit.
“Kosova nuk është duke e pasur një sistem ligjor të detajuar, ku merren me rehabilitimin e abuzuesve seksualë. E kemi parë rastin e Pejës, që për shkak të dështimit të monitorimit të individëve që kanë kryer një vepër të ngacmimit seksual, nuk ka pasur monitorim të institucioneve të drejtësisë dhe ka ardhur deri te vrasja”.
Rukovci beson që një regjistër i tillë do ta ulte numrin e abuzimeve seksuale, pasi deri më tani nuk ka asnjë monitorim për personat që kanë një historik të abuzimit.
Edhe sociologia Linda Gusia, mendon që duhet të bëhet publik një regjistër me emrat e personave që kanë të kaluar me abuzim seksual, kjo për arsye se këta persona sipas saj kanë tendencë të përsëritjes së veprës.
“Zakonisht abuzuesit seksualë janë serikë. E kanë tendencën që t’i përsëritin krimet e tyre dhe kjo është e vërtetuar në secilin vend tjetër të botës”.
Gusia shprehet që një regjistër publik nuk do e zhdukte problemin me abuzimet seksuale, por së paku do të ishte një hap para drejt mbrojtjes së viktimave, pasi sipas saj në shoqërinë kosovare, ka një tolerancë për abuzuesit.
“Regjistër do duhej të kishte për shumë krime, por sidomos për krime të abuzuesve seksualë. Nuk mendoj që emrat e tyre do duheshin të vendoseshin në mur, pasi nuk mendoj që ajo do ndihmonte, por definitivisht kushdo që dëshiron t’i shoh emrat e abuzuesve seksualë, duhet të ketë të drejtë t’i shohë”.
Aspektet juridike të regjistrit publik për abuzuesit seksualë
Ky peticion duhet t’i mbledhë 10 mijë nënshkrime, në mënyrë që të procedohet për në Kuvendin e Kosovës, ku më pas duhet të ketë një nismë legjislative.
“Regjistri për abuzuesit seksualë, duhet të themelohet me nisma legjislative, qoftë me amandamentimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës, apo të rregullohet me ligj të veçantë për arsye se vetë publikimi i kësaj liste të abuzuesve, është një lloj sanksioni dhe duhet të parashihet me ligj”, shprehet juristja Edona Sina.
Sipas Sinës, dënimet plotësuese në Kosovë janë të parapara me Kodin Penal që parasheh publikimin e aktgjykimit, mirëpo kjo gjë nuk ndodh në praktikë.
“Këshilli Gjyqësor i Kosovës i publikon vendimet e tre shkallëve: Gjykatave Themelore, Apelit apo të Supremes, mirëpo i mban emrat e të pandehurve anonim”.
Meqë qëllimi i një regjistri të tillë është turpërimi publik, Sina thotë që ka argumente juridike nga të dy taboret që mbrojnë idenë që qëllimi i burgimit është rehabilitimi i atij personi dhe me publikimin e emrave, atëherë dështon rehabilitimi dhe riintegrimi i këtyre personave në shoqëri.
“Juridikisht gjithmonë duhet t’i përmbahemi parimit të pafajësisë, që do të thotë se deri në një vendim të plotfuqishëm, çdo njeri duhet të trajtohet si i pafajshëm. Mirëpo në anën tjetër, publikimi i këtyre listave është edhe parandalim apo njoftim i qytetarëve se si duhet të mbrohen nga këta abuzues”.
Në Kosovë, e drejta e privatësisë është një e drejtë kushtetuese, mirëpo Sina tregon që edhe privatësia mund të kufizohet me ligj të veçantë.
“Nëse amandamentohen ligjet apo ka një ligj të ri për publikimin e listës së abuzuesve, atëherë do të ketë kufizim në të drejtën e privatësisë. Ajo që mendoj që do ishte e udhës, është që të gjitha veprat pa përjashtim nga kapitulli 10 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ku përfshihen veprat penale kundër integritetit seksual të përfshihen në këtë listë”.
Shtete të ndryshme në botë kanë regjistra publikë për abuzuesit seksualë dhe qasja në këtë listë varet nga rregullimi i brendshëm i shteteve.
Për Rukovcin, praktikat nga vendet e tjera të botës, tregojnë që publikimi i një liste të tillë ul numrin e abuzimeve seksuale.
“Kjo është një praktikë që përdoret në shumë vende të botës. Në Amerikë, Zelandë të Re, Australi e kështu me radhë. Ajo çka shihet është që ulet numri i personave të rinj që hyjnë në regjistër, ulet dhe numri i personave që abuzojnë sidomos me të mitur. E sidomos për shkak që ka monitorim të madh ligjor, për këta persona mundësohet që të mos kryejnë vepra të njëjta edhe ndaj personave të tjerë”.
Peticioni për regjistër publik për abuzuesit seksualë në Kosovë, deri më 28 maj ka mbledhur afro 3 mijë e 500 nënshkrime online.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Konfiskohen 860 flakona botox, Ministria e Shëndetësisë jep detaje

Mbi 500 raste të reja në vit, çdo ditë vdes një shqiptar nga kanceri i zorrës së trashë

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Ish-ministri britanik: Lëvizje e mençur njohja e Kosovës nga Kenia, Vuçiq - kukulla e Putinit

Policëve, ushtarëve e zjarrfikësve u vonohen shtesat, ekspertët: Ministritë e bartin përgjegjësinë tek njëra-tjetra

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

"Kemi pasur pritje më të mëdha", Haziri: Duhet hetim i plotë për votat me postë

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler