LAJMI I FUNDIT:

Mundësia e shtyrjes së zgjedhjeve në veri pas incidenteve të fundit, deklarohen nga Presidenca

Mundësia e shtyrjes së zgjedhjeve në veri pas incidenteve të fundit, deklarohen nga Presidenca
Foto: Ilustrim

Incidentet e së martës mbrëma në veri të Mitrovicës, ku u sulmuan me granata dore zyrat e komisioneve komunale zgjedhore në këtë pjesë, kanë ngritur pikëpyetje nëse duhet të mbahen apo jo zgjedhjet në katër komunat veriore.

Lidhur me mundësinë e shtyrjes së mbajtjes së zgjedhjeve, Bekim Kupina këshilltar për media i presidentes Vjosa Osmani, ka thënë se kjo u takon institucioneve të Kosovës.

“Vlerësimi për shtyrjen e datës së zgjedhjeve i takon institucioneve të Republikës së Kosovës në bazë të kritereve specifike. Sipas praktikës së deritanishme, Presidenca mund të vihet në veprim vetëm pas vlerësimit të tillë nga institucionet kompetente të sigurisë dhe pranimit të kërkesës për shtyrjen e zgjedhjeve nga KQZ-ja”, ka thënë Kupina.


Ai ka shtuar se presidenca është në kontakt të vazhdueshëm ndërinstitucional dhe nëse vjen një kërkesë për shtyrjen e zgjedhjeve, sipas praktikave të Komisionit të Venedikut, Presidentja Osmani do t`i ftoj subjektet politike për konsultime dhe më pas do ta marrë vendimin.

Ndryshe për situatën në veri sot ka pasur reagime nga ambasadorët e akredituar në Kosovë, të cilët i kanë dënuar incidentet derisa janë shprehur të shqetësuar se nuk janë krijuar kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve.

E nga Qeveria e Kosovës janë shprehur se po presin vlerësimin e situatës në veri për hapat e mëtejmë.

“Institucionet kanë nevojë për drejtues legjitim të tyre. Bandat kriminale mund edhe mos të marrin pjesë në zgjedhje, por ato nuk mund ta diktojnë mbajtjen apo jo të zgjedhjeve demokratike. Aktet e dhunës dhe veprimet kriminale duhet të dënohen njëzëri. Presim vlerësimin e situatës në veri nga organet tona të sigurisë për hapat e mëtejmë”, ka deklaruar zëdhënsi i Qeverisë, Përparim Kryeziu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
Kalo në kategori