LAJMI I FUNDIT:

Mundësi e shkollimit profesional në Kosovë

Mundësi e shkollimit profesional në Kosovë

Çdo ditë e më shumë ka kërkesa për punëtor profesional në treg. Shumë nga kompanitë vendore e ndërkombëtare kanë mungesë të theksuar të stafit profesional, e mungesa e të kualifikuarëve përmendet shpesh edhe si pengesë për investime të reja.

Në Kosovë, vitet e fundit janë themeluar dhe funksionojnë shkolla të drejtimeve të ndryshme profesionale, publike e private. Ndër më të dalluarat është shkolla e mesme profesionale me partneritet gjerman Bau Academy, që është e fokusuar në drejtimet që lidhen me lëmin e ndërtimtarisë.

Në kuadër të vitit shkollor 2019/2020 ju mund të regjistroheni në drejtimet e akrediatuara pranë Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë:

– Instalues elektrik
– Instalues i ngrohjes dhe klimatizimit
– Metalpunues dhe saldator
– Instalues dhe servisues i TIK – IT
– Mjeshtër i ndërtimit – murator

Shkolla e mesme profesionale Bau Academy do të hapë dyert për të gjithë të interesuarit për vizitë në shkollë, prej datës 1 qershor 2019. Gjatë vizitës në shkollën tonë, ju do të njoftoheni me kushtet e mësimit, hapsirat e mësimit teorik, laboratorët e punës praktike dhe detaje të tjera.

Nëse tashmë jeni orientuar për njërin nga drejtimet në Bau Academy, ju mund të aplikoni edhe online, përmes linkut www.bauacademy.com/apliko . /Telegrafi/

Artikull i sponsoruar