Andrea Barzagli e ka vlerësuar lartë performacën e Hakan Calhanoglut në derbin mes Interit dhe Juventusit.

Nerazzurët triumfuan 1-0 përballë Zonjës së Vjetër në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të javës së 23-të në Serie A.


Legjenda italiane mbeti i mahnitur nga një pasim i mesfushorit turk, duke thënë se atë gjë mund ta bënte vetëm Juan Sebastian Veron dhe Xabi Alonso.

“Pasime si ato të Calhanoglut i bënin vetëm Veron dhe Xabi Alonso”, ka thënë Barzagli.

Interi është lider në Serie A me 57 pikë, katër më shumë se Juventusi, ndërsa me këtë fitore ata i janë afruar shumë titullit. /Telegrafi/

telegrafi sport app