Zinxhirët e borës janë një nga pjesët më të rëndësishme të pajisjeve dimërore që duhet të keni në automjetin tuaj, veçanërisht nëse jetoni në zona kodrinore dhe malore ose nëse udhëtoni jashtë qytetit gjatë reshjeve të borës. Sidomos nëse planifikoni të bëni ski.
Përveç zinxhirëve klasikë, prej disa kohësh ka edhe mjete ndihmëse tekstili për ngasje në borë, të cilat tashmë janë kthyer në një alternativë reale.
Kjo është arsyeja pse klubi austriak i makinave ÖAMTC kreu një test të të ashtuquajturave zinxhirë tekstili të borës.
Përveç matjes së tërheqjes, metoda e zhvilluar nga ky klub veturash u përdor për herë të parë për të përcaktuar në mënyrë objektive transmetimin e energjisë kur nisni një automjet në dëborë.
Testi u krye në një veturë të pajisur me goma 225/50 R17 dhe u testuan zinxhirët klasikë të gjashtë prodhuesve.
Sipas klubit austriak të veturave, asnjë nga nëntë modelet e testuara nuk arriti vlerësimin më të lartë të shumë mirë (pesë yje). Megjithatë, në përgjithësi rezultati është pozitiv me gjashtë vlerësime të mira (katër yje) dhe tre të kënaqshme (dy yje).
“Ne ishim të befasuar që ndihma e zinxhirëve tekstile nuk është në asnjë mënyrë inferiore ndaj performancës së zinxhirëve klasikë të borës, kur bëhet fjalë për transmetimin e energjisë kur nisni një automjet”, thekson Stefan Kerbl, mekanik i ÖAMTC.
Megjithatë, fakti që gjashtë zinxhirët e dëborës të testuar janë ende përgjithësisht superiorë ndaj alternativave të tekstilit në provë është rezultat i besueshmërisë dhe qëndrueshmërisë së tyre. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëCilat vetura janë më të lira për t'u mirëmbajtur për shoferët amerikanë?
Mansory modifikon Rolls-Roce Spectre
Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance
Chevy Camaro merr pamje tjetër pas 20 vitesh e parkuar
Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel
Mini Aceman i ri: Zbulohen detaje të "SUV-it të vogël" elektrik
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën