Ndërsa qeveria ecën përpara me legjislacionin që mund të rezultojë në ndalimin e TikTok-ut në të gjithë SHBA-në, ka një shqetësim në rritje për ndikimin që ndalimi i tij mund të ketë tek bizneset.
Projektligji i nënshkruar nga presidenti amerikan, Joe Biden, në prill, kërkon nga TikTok-u që të ndahet nga kompania mëmë kineze, ByteDance, e cila thuhet se ndërhyn në të dhënat e përdoruesve.
Por, TikTok-u i ka hedhur poshtë këto shqetësime.
Me më shumë se 150 milionë përdorues vetëm në SHBA, aplikacioni është bërë një platformë jetike për bizneset, veçanërisht për kompanitë e vogla dhe të mesme, për të nxitur shitjet.
Sipas të dhënave të aplikacionit të publikuara në mars të vitit 2024, më shumë se 7 milionë biznese të vogla amerikane e përdorin platformën.
Siç raportohet, aplikacioni i ka sjellë bizneseve 14.7 miliardë dollarë të ardhura gjatë vitit 2023 dhe ka kontribuar me 24.2 miliardë dollarë në produktin e brendshëm bruto (GDP) të SHBA-së.
Gjithashtu, 69 për qind e bizneseve thanë se platforma kishte çuar në rritjen e shitjeve.
E rëndësia e TikTok-ut për bizneset nuk kufizohet as në SHBA, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Në fillim të këtij viti, platforma raportoi një kontribut prej 4.8 miliardë eurosh (5.1 miliardë dollarë) në GDP-në e disa vendeve evropiane.
Ndërkohë ekspertët kanë paralajmëruar se ndalimi i tij mund të ketë pasoja të mëdha për bizneset amerikane.
“TikTok-u shërben si një kanal i rëndësishëm për marrjen dhe mbajtjen e klientëve dhe promovimin e produkteve dhe shërbimeve”, tha Denish Shah, profesor marketingu në Kolegjin e Biznesit Robinson të Universitetit Shtetëror të Gjeorgjisë.
“Ndalimi i TikTok-ut do të ndikonte në mënyrë katastrofike në biznesin tonë pasi 90 përqind e shitjeve tona bëhen përmes platformës”, tha Paul Tran, bashkëthemelues i markës së kujdesit të lëkurës Love&Pebble.
Vitet e fundit, Love&Pebble e përdor aplikacionin për shtrirjen e biznesit.
“Ndalimi i TikTok-ut në thelb do të vriste ëndrrën tonë amerikane për të cilën kemi punuar kaq shumë”, tha Tran.
Të shqetësuar për të ardhmen e biznesit të tyre personal janë edhe krijuesit e përmbajtjes dhe influencuesit në platformë.
Por, ekspertët besojnë se ka shpresë.
“Nëse ndodh një ndalim, disa krijues do të shohin një reduktim të përkohshëm të të ardhurave, por besoj se nuk ka gjasa të jetë një çështje afatgjatë”, tha Michael Jaconi, bashkëthemelues dhe CEO i platformës Button.
Ndërsa Shahu shpjegoi se bizneset kanë një shans të mendojnë se si ta trajtojnë ndalimin.
“Lajmi i mirë është se ka kohë të mjaftueshme që kompanitë të kthehen në platforma të tjera”, tha ai.
“Do të ketë pak dhimbje afatshkurtër. Megjithatë, unë mendoj se bizneset mund të menaxhojnë relativisht lehtë migrimin në platforma alternative të videove të shkurtra”, shtoi Shah.
Kur bëhet fjalë për plane emergjente, Tran tha se kompania e tij potencialisht do të lëviz nga tregu.
“Plani ynë rezervë aktualisht është që të transferojmë markën në Vietnam, ku nuk ka asnjë ndalim të mundshëm”, tha ai.
Por pavarësisht ideve se si të zbusin “dhimbjen” e humbjes së platformës që drejton shumicën e shitjeve të tyre, Tran theksoi se kjo do të ketë një ndikim negativ afatgjatë.
“Ndalimi i TikTok-ut do të shkatërronte kompaninë dhe markën tonë”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![BE do të mobilizojë 200 miliardë euro për investime në Inteligjencën Artificiale](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_8-12-380x233.png)
BE do të mobilizojë 200 miliardë euro për investime në Inteligjencën Artificiale
![Bashkëthemeluesi i OpenAI thotë se platforma e tij “nuk është në shitje”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/web1_20231117161148-6557e056c990e2c1b61f537bjpeg-e1739269892367-380x233.jpg)
Bashkëthemeluesi i OpenAI thotë se platforma e tij “nuk është në shitje”
![Hulumtimi i BBC: Chatbotët e inteligjencës artificiale nuk janë në gjendje të përmbledhin saktë lajmet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-108-380x233.jpg)
Hulumtimi i BBC: Chatbotët e inteligjencës artificiale nuk janë në gjendje të përmbledhin saktë lajmet
![Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cats-5.jpg)
Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për "të gjitha asetet" e OpenAI - vjen përgjigja e Sam Altman
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?
![Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_7-11-780x439.png)
Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe
Starlink apo 5G, cili e ofron internetin më të shpejtë?
![BE do të mobilizojë 200 miliardë euro për investime në Inteligjencën Artificiale](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_8-12-780x439.png)
BE do të mobilizojë 200 miliardë euro për investime në Inteligjencën Artificiale
Nga sot Huawei Health nuk mund të shkarkohet nga Google Play Store
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re