LAJMI I FUNDIT:

A mund t’i gjeni gjashtë qershitë e fshehura në këtë fotografi?

A mund t’i gjeni gjashtë qershitë e fshehura në këtë fotografi?

Një fotografi e publikuar së fundmi të qytetit të Las Vegasit, ka nxitur kureshtje tek përdoruesit e rrjeteve sociale.

Në të kërkohet nga përdoruesit që të gjejnë të gjitha qershitë e fshehura nëpër objekte të ndryshme, transmeton Telegrafi.


Në fotografi shihen ndërtesat e larta, rrugët me plotë vetura si dhe këmbësorët në trotuar që kishin dalë për t’u shëtitur.

Është pikërisht Tombola që përpiloi fotografinë në të cilën kërkohet që të gjenden gjashtë qershitë, që në shikim të parë duket si mision i pamundur.

Megjithatë, me pak përqendrim dhe shikim të kujdesshëm, një gjë e tillë është fare e lehtë, madje disa pretendojnë se kanë arritur t’i gjejnë të gjitha për 45 sekonda. /Telegrafi/