LAJMI I FUNDIT:

A mund t’i bëjë ballë Evropa revolucionit shkencor në zhvillim?

A mund t’i bëjë ballë Evropa revolucionit shkencor në zhvillim?

Charles Thibout

Inteligjenca artificiale, big data, kibersiguria, etj., teknologjitë e informacionit janë në prag të një revolucioni të ri që do të transformojë njëkohësisht jetën tonë, por edhe ekonominë dhe me shumë gjasa ekuilibrat e mëdha gjeopolitike dhe strategjike.


Kina dhe Shtetet e Bashkuara janë në krye të këtyre fushave dhe të angazhuar në një garë që po shpejton inovacionin. Në këtë revolucion shkencor në çfarë pozicioni është Evropa? A do të mund ajo të mbështesë ndërmarrjet evropiane dhe të shoqërojë ndryshimet që do të kenë pasoja njerëzore dhe shoqërore?

Një konstatim bën një mendim të përbashkët: Evropa është e vonuar në zhvillimin e këtyre teknologjive, sidomos në fushën thelbësore të inteligjencës artificiale. Kur krahasojmë buxhetet e shteteve për shpenzimet e tyre në këtë sektor, dallohen dy vende: Shtetet e Bashkuara që mobilizojnë 450 miliardë dollarë çdo vit për kërkimin shkencor dhe zhvillimin, nga të cilat “vetëm” një miliard të destinuara për inteligjencën artificiale.

Kina në korrik të vitit 2017 filloi një plan investimesh tepër ambicioz duke alokuar 22 miliardë dollarë në vit për inteligjencën artificiale, dhe para vitit 2025 do të arrijë në 60 miliardë .

Por, nuk bëhet fjalë vetëm për buxhetin e këtyre shteteve. Kompanitë amerikane GAFAM (Google, Amazon, Facebook, Apple, Microsoft) vetëm këto i kushtojnë 60 miliardë dollarë në vit për kërkimin shkencor dhe për inovacionin në inteligjencën artificiale.

Kompanitë kineze BATX (Baidu, Alibaba, Tencent, Xiaomi) ndjekin të njëjtën rrugë: Alibaba kohët e fundit ka investuar 15 miliardë dollarë në kërkimin në inteligjencën artificiale (IA), ndërkohë që buxheti i përgjithshëm (Instituti Kombëtar i Kërkimit Shkencor në informatikë dhe në automatikë (INRIA), Francë institucioni prestigjioz i kërkimit shkencor francez, e kalon me vështirësi shumën e 230 milionë eurove të alokuar për inteligjencën artificiale.

Ky çekuilibër midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës nga njëra anë dhe vendeve të tjera, nga ana tjetër, shtron në mënyrë të ligjshme problemin e sovranitetit teknologjik të shteteve.

Me të drejtë Jean-Gabriel Ganascia, profesor në Universitetin e Sorbonës shtron pyetjen. Kush i kontrollon Big Datat, teknologjitë e inteligjencës artificiale dhe kibersigurisë? A janë gjigantët teknologjikë e sipër përmendur ndërmarrje të mbështetura fort nga qeveria amerikane, nga njëra anë, dhe mjaft të kontrolluara nga shteti kinez nga ana tjetër?

Midis këtyre dy poleve të zhvillimit, Evropa nuk peshon rëndë. Ajo i bën ballë dy fuqive mjaft intervencioniste në ekonomitë e tyre respektive, ndërsa Bashkimi Evropian nuk ndalet në mbrojtjen e shkëmbimit të lirë dhe konkurrencës së lirë, respektimi i të cilave pengon zhvillimin teknologjik të kontinentit të vjetër. Krahas kësaj nisiativat e reja që lindin në Evropë pa u lodhur blihen përsëri nga firmat amerikane. Rreth tridhjetë kompani evropiane janë përpirë nga firma amerikane Mountain View qysh me krijimin e saj në vitin 1998. Akoma më shqetësuese, strategjia e këtyre kompanive është blerë përsëri nga Google, si e vetmja mënyrë për ata realizuar të ardhura financiare: kështu që lindja e një arkitekture ekonomike dhe sipërmarrje kompetitive dhe dinamike në Evropë në mënyrë sistematike përballet me fuqinë e zjarrit financiar të gjigantëve të përtej Atlantikut.

Në këto kushte është e vështirë që Bashkimi Evropian në afat shkurtër mund të zbatojë një politikë ekonomike aq koherente dhe të integruar si Kina apo në një nivel më të vogël, se Shtetet e Bashkuara në sektorin e teknologjive të reja. Si shtetet evropiane mund të bëhen bashkë për të detyruar ndërmarrjet e huaja ashtu siç e bën shteti kinez, të grumbullojnë të dhënat e klientëve të tyre në territorin evropian? Aktualisht kjo nuk synohet. Por, kjo do të lejonte të evitohen që informacionet personale të qytetarëve të mos transferohen nga Evropa, të mos ruhen jashtë, të spiunohen dhe më në fund të përdoren kundër shteteve apo ndërmarrjeve evropiane. Siç e thekson Agata Kazhe presidente e kompanisë Compass Label, të dhënat sot janë thelbësore për kibersigurinë dhe në zhvillimin e inteligjencës artificiale; por të cilat janë tashmë pronësi de fait e firmave të huaja, amerikane apo kineze.

Niveli i ulët i integrimit të politikave evropiane pengon paraqitjen e një strategjie efikase dhe ambicioze. Dhe pa frikë duhet ta pranojmë atë. Evropa nuk është në gjendje të kapë vonesën e saj. Por, siç e thekson atë Jean-Gabriel Ganascia, ky konstatim nuk është medoemos dramatike. Sipas tij, interesi i Evropës do të ishte më mirë të braktiste sektorët në të cilët amerikanët dhe kinezët kanë përparuar mjaft për t’u përqendruar më mirë në fusha të reja. Loik Bardon, bashkë themelues i think-tank-ut Paris Singularity, me të drejtë kujton se revolucioni i katërt shkencor i ardhshëm do të mobilizojë fusha të tjera, perspektivat e të cilave për ekonominë evropiane sot janë të pallogaritshme si: nanoteknologjitë, bioteknologjitë, informatika, teknologjitë e njohurive (NBIC).

Në këto fusha të kërkimit Evropa synon të ketë një avantazh krahasues për t’i bërë ballë dy fuqive të mëdha ekonomike të këtij fillim shekulli të XXI. Për ta bërë këtë ajo duhet në mënyrë masive të investojë në arsimim dhe trajnimin e vazhdueshëm; të fillojë një politikë industriale të guximshme, e aftë që të lindin gjigantë teknologjikë evropianë dhe më në fund të nxisë një dëshirë të fortë për teknologjitë e reja në shërbim të shoqërisë.

Në këtë kontekst, nevojitet që të vendosen piketat e një solidariteti evropian i drejtuar drejt një objektivi të përbashkët.

Pa këtë solidaritet Evropa do të reduktohet në rolin e spektatorit. /GSH/Shqipëroi: Sali Metani/

Në trend

Më shumë
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Stjuardesa mbeti e shtangur kur pa se çfarë fshihej në bagazhin e brendshëm të aeroplanit

Stjuardesa mbeti e shtangur kur pa se çfarë fshihej në bagazhin e brendshëm të aeroplanit

Fun
Kalo në kategori