Euro, pranë nivelit më të ulët në dy vitet e fundit, përballet me rreziqe në rritje nga tarifat e presidentit të ardhshëm amerikan, Donald Trumpit, politikat diverguese të Fed-ECB dhe pasiguritë gjeopolitike.
Analistët paralajmërojnë se barazia me dollarin mund të rikthehet deri në fillim të vitit 2025.
Ndërsa euroja përpiqet të qëndrojë pranë niveleve më të ulëta në mbi dy vite, hija e tarifave të reja të Trumpit, politikat monetare diverguese dhe ndryshimet gjeopolitike transatlantike ngrejnë një pyetje intriguese: a do të zbresë euroja nën nivelin e barazisë me dollarin në muajt në vijim?
Pyetja e barazisë: Sa pranë jemi?
Euro ra nën 1.03 më 10 janar, duke arritur nivele të ulëta të ngjashme me ato të tetorit të vitit 2022, pasi rritja më e madhe sesa pritej e punësimit në SHBA gjatë muajit dhjetor forcoi dollarin mes pritshmërive për politika të rrepta të Rezervës Federale.
Kjo e pozicionon euron shumë afër nivelit të barazisë, një prag me rëndësi psikologjike, shkruan euronews..
Këto nivele pasqyrojnë ato të verës së vitit 2022, kur euro jo vetëm që arriti të barazohet me monedhën amerikane, por edhe e theu atë, duke rënë deri në 0.95 dollar në muajin shtator.
Në atë kohë, një fillim agresiv i rritjes së normave të interesit nga Rezerva Federale, përgjigjja e vonuar e Bankës Qendrore Evropiane (ECB) dhe një krizë energjie natyrale në Evropë krijuan një “stuhi perfekte” për monedhën.
A mundet që një grup presionesh të ngjashme ta shtyjë euron nën barazimin përsëri në fillim të vitit 2025?
Pavarësisht dobësimit të ndjeshëm të euros që prej fitores së zgjedhjeve nga Trumpi në muajin nëntor të vitit 2024, ndikimi i plotë i politikave ekonomike të administratës së tij mund të jetë ende duke u zhvilluar, transmeton Telegrafi.
Ndër prioritetet kryesore të 78-vjeçarit janë rritje të mëdha tarifash – deri në 60 për qind për mallrat kineze dhe 10-20 për qind për importet nga vende të tjera, përfshirë Evropën – të kombinuara me ulje taksash për korporatat dhe individët amerikanë.
Për më tepër, kërkesat e liderit të ardhshëm amerikan për rritjen e shpenzimeve evropiane për NATO-n dhe skepticizmi i tij ndaj angazhimeve transatlantike kanë krijuar tensione të reja gjeopolitike.
Këto politika mund ta dëmtojnë euron në tri mënyra kryesore.
1. Tarifat e Trumpit: Një tronditje e re për tregtinë e Evropës
Tarifat më të larta mbi mallrat evropiane, veçanërisht mbi produktet automobilistike dhe farmaceutike, do të dëmtojnë konkurrueshmërinë eksportuese të Evropës.
Sipas Komisionit Evropian, Bashkimi Evropian eksportoi drejt Amerikës mallra me vlerë 502.3 miliardë euro në vitin 2023, që përbënin 20 për qind të eksporteve totale jashtë BE-së, me makineritë, automjetet (207.6 miliardë euro) dhe kimikatet (137.4 miliardë euro) që përbënin pjesën më të madhe.
Tarifat më të larta mund t’i bëjnë produktet evropiane më pak konkurruese në tregun amerikan, duke ulur kërkesën për euron.
Ndërsa kjo përshtatje mund të kërkojë kohë, presioni mbi monedhën mund të jetë i qëndrueshëm.
Analisti i Goldman Sachs, Kamakshya Trivedi, së fundmi vuri në dukje se “tregjet e këmbimit valutor zakonisht kanë vështirësi të parashikojnë plotësisht rreziqet e tarifave paraprakisht”, duke sugjeruar se dollari mund të forcohet më tej sapo këto politika të zbatohen.
2. Politikat diverguese të Fed-ECB-së mes dallimeve në inflacion dhe rritje
Politika tregtare nuk është i vetmi faktor që ushtron presion mbi euron.
Tarifat dhe uljet e taksave pritet të nxisin inflacionin në SHBA, ndërsa shtypin rritjen ekonomike evropiane, duke çuar në rrugë të ndryshme të politikave monetare.
Çmimet në rritje në SHBA mund ta shtyjnë Rezervën Federale të mbajë normat e interesit më të larta për një kohë më të gjatë, ndërsa rritja e ulët në Evropë mund të shtyjë Bankën Qendrore Evropiane të lehtësojë kushtet monetare për të stimuluar kërkesën.
“Politikat diverguese mund ta ulin euron me 3 për qind në një skenar bazë, por rënia mund të arrijë deri në 10 për qind nëse tarifat dhe uljet e taksave zbatohen plotësisht”, vlerëson Goldman Sachs.
Një ndryshim i tillë ka të ngjarë të shkaktojë një fluks të madh kapitali nga asetet në euro drejt dollarit me fitime më të larta.
3. Pasiguria gjeopolitike dhe politikat energjetike
Tensionet gjeopolitike dhe ndryshimet në politikat energjetike shtojnë një shtresë tjetër të brishtësisë për euron.
Thirrjet e presidentit të zgjedhur amerikan për rritjen e shpenzimeve të NATO-s në 5 për qind të GDP-së, të kombinuara me dyshimet për mbështetjen amerikane për Ukrainën, kanë shqetësuar marrëdhëniet transatlantike.
Energjia mbetet një shqetësim kritik.
Kriza evropiane e gazit natyror në vitin 2022 detyroi bllokun të importonte LNG të kushtueshëm nga SHBA-ja, duke rritur kostot dhe duke rritur kërkesën për dollarë.
Një përsëritje e dinamikave të tilla, e kombinuar me pasiguri gjeopolitike, mund të peshojë rëndë mbi euron edhe një herë.
Çfarë e pret euron?
Ndërveprimi i këtyre faktorëve – tarifat, divergjenca e politikave monetare dhe ndryshimet gjeopolitike – e lë euron në një pikë të brishtë.
Ndërsa tregjet po monitorojnë me kujdes njoftimet e politikave nga administrata Trump dhe udhëzimet e mëtejshme nga bankat qendrore, mundësia që euroja të testojë nivelin e barazisë me dollarin tashmë në gjysmën e parë të vitit 2025 mbetet e prekshme.
Nëse këta faktorë do ta çojnë euron në nivele të reja të ulëta, do të varet nga shkalla e ndryshimeve në politikat amerikane dhe aftësia e Evropës për t’iu kundërvënë efekteve të tyre.
Megjithatë, për momentin, perspektiva për monedhën unike duket gjithnjë e më e brishtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA mund të zbresë euro nën dollarin amerikan në vitin 2025?
Super zbritje në Skechers – Gjithçka me -40%!
Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj
Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksident tragjik me autobus, të paktën dy të vdekur në Gjermani
Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë
Jack Smith jep dorëheqje nga Departmaneti amerikan i Drejtësisë
Ylli i Barcelonës mund të kalojë tek Man United në shkëmbim me Rashford
Publikohet rrëfimi i Gjestit: E kaluara e errët, nga largimi prej familjes deri te depresioni
Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali