LAJMI I FUNDIT:

A mund të ndikojnë flokët e ndotur në shfaqjen e akneve? Parukierja e njerëzve të famshëm zbulon të vërtetën

A mund të ndikojnë flokët e ndotur në shfaqjen e akneve? Parukierja e njerëzve të famshëm zbulon të vërtetën
GettyImages

Mit apo fakt?

Shfaqja e akneve në fytyrë, sado e vogël qoftë, nuk është kurrë një gjë e këndshme.

Nëse përdorni rregullisht produktet e duhura kozmetike dhe zbatoni një rutinë të kujdesit të lëkurës së fytyrës, mendoni nëse, ndoshta, flokët tuaj mund të shkaktojnë puçrra?


Ekspertët thonë se po, mund të shkaktojnë puçrra.

Portali “Mane Addicts” ka biseduar me parukieren e famshme Lisa Zogalis, nga Los-Angeles, lidhur me flokët e ndotura dhe shfaqjen e akneve, kurse ne ju sjellim të plotë artikullin e tyre, transmeton Telegrafi.

– Dalja e akneve për shkak të flokëve të pista nuk është një mit, mund të jetë pa dyshim shkaku kryesor. Flokët e yndyrshme, grumbullimi i produkteve të flokëve në këllëf të jastëkut, ndotja nga faktorët e jashtëm dhe temperatura – të gjitha këto janë shkaktarët – thotë Lisa.

Njerëzit me flokë të gjatë mund të kenë edhe gunga në shpinë, ndërsa ata me balluke mund të kenë gunga në ballë.

Si të shpëtoni nga aknet? Provoni këto mjete të shkëlqyera natyrore
Lexo po ashtu Si të shpëtoni nga aknet? Provoni këto mjete të shkëlqyera natyrore

Zogalis këshillon që nëse përdorni shumë produkte stili, lidhni flokët para se të shkoni në shtrat dhe t’i mbështillni me një shall ose fjongo. Kjo do të ndihmojë në parandalimin e ndotjes së këllëfit të jastëkut, e cila mund të jetë një shkak i drejtpërdrejtë i akneve, dhe nëse mundeni, blini një këllëf jastëku mëndafshi.

Lëkura e kokës (poret) mund të bllokohet nga grumbullimi i produkteve të flokëve, gjë që mund të shkaktojë puçrra dhe puçrra në skalpin tuaj. Përpara se të hidheni në dush, merrni një furçë dhe butësisht “thyeni” mbetjet në lëkurën e kokës duke e larë. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Nëse keni pika të bardha përreth syve nuk duhet assesi t’i “shtrydhni”: Me këtë metodë mund t’i eliminoni

Nëse keni pika të bardha përreth syve nuk duhet assesi t’i “shtrydhni”: Me këtë metodë mund t’i eliminoni

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Collagen Attivo – Rutina që ju duhet për rini dhe forcë të lëkurës

Collagen Attivo – Rutina që ju duhet për rini dhe forcë të lëkurës

Femra
Çfarë ndodh me fëmijët nëse i largoni plotësisht nga ekrani për disa muaj?

Çfarë ndodh me fëmijët nëse i largoni plotësisht nga ekrani për disa muaj?

Këshilla për prindër
Një lidhje e përsosur i ka dy persona të papërsosur që nuk heqin dorë nga njëri-tjetri

Një lidhje e përsosur i ka dy persona të papërsosur që nuk heqin dorë nga njëri-tjetri

Në çift
Galiç mund të bëni edhe në dhomë: Nuk ka ushtrim më të mirë për vithe dhe këmbë

Galiç mund të bëni edhe në dhomë: Nuk ka ushtrim më të mirë për vithe dhe këmbë

Këshilla dhe arsye
Cikli menstrual dy herë në muaj: Shtatë shkaktarët e këtij fenomeni

Cikli menstrual dy herë në muaj: Shtatë shkaktarët e këtij fenomeni

Këshilla dhe arsye
Kalo në kategori