Edhe pse është relativisht e njohur sa gjatë mund të qëndrojë virusi në qese për shumë përdorime, një hulumtim sugjeron që virusi mund të mbetet në plastikë deri në tri ditë
Sipas profesorit të shkencave në Universitetin e Sydneyt, Timothy Newsome, rreziku nga përhapja e coronavirusit nëpërmjet qeseve për shumë përdorime është relativisht i ulët, shkruan Independent, përcjell Telegrafi.
– Çdo gjë që del nga shtëpia dhe pastaj kthehet në shtëpi paraqet rrezik të ulët nga infektimi me virus. Më së shpeshti virusi bartet nga personi te personi, kështu që jemi shumë më tepër të brengosur për njerëzit sesa për plastikën – ka thënë Newsome.
Në gjithë SHBA-në, shumica e shteteve kanë vendosur që përkohësisht t’i ndalojnë qeset për shumë përdorime, në mënyrë që të zvogëlohet rreziku nga bartja e coronavirusit.
Ky hap është kthesë dramatike e trendit të paradokohshëm që shtetet dhe komunat të ndalojnë qeset plastike për një përdorim.
Si të ulni rrezikun nga infeksioni?
Në vend që të hidhni qeset për shumë përdorime, profesor Timothy Newsome propozon që të reduktoni blerjen në minimum.
– Nëse mundeni dy herë në javë të shkoni për t’u furnizuar, apo madje t’i ofroni komshiut blerjen, do të ishte gjë e mirë – shton ai.
A duhet t’i pastroni qeset për shumë përdorime?
– Nëse jeni të brengosur që në çantat tuaja mund të qëndrojë virusi, këshilloheni ta pastroni.
Gjithashtu duhet t’i lani duart pasi ta përfundoni vendosjen e artikujve, thotë doktor dr. Donald Schaffner, mikrobiolog dhe ekspert i ushqimit të sigurt në Universitetin Rutgers.
Shamitë antibakteriale dhe mjetet dezinfektive mund të përdoren për pastrimin e çantave për shumë përdorime, ndërsa çantat me material të fortë mund të lahen edhe me ujë të nxehtë dhe sapun.
Shumica e qeseve nga pambuku dhe tekstili mund të lahen në rrobalarëse – thotë Schaffner. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën