LAJMI I FUNDIT:

A mund të jetë jokushtetuese një qeveri pa miratimin e kryetarit të shtetit?

A mund të jetë jokushtetuese një qeveri pa miratimin e kryetarit të shtetit?

Seanca për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, ka hasur në obstruksione të partive politike në Maqedoni, gjegjësisht nga grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së. Deri më tani replikat dhe kundër replikat gjatë seancave konstituive, në Kuvendi për diskutim janë paraqitur mbi 50 deputetë, por vetëm disa nga e kanë shfrytëzuar foltoren e Kuvendit, edhe atë për Platformën shqiptare. E gjithë kjo mos mandatimi i Zaevit për formimin e qeverisë së re. A mund që zvarritja e Kuvendit, veçanërisht përcaktimi i kryekuvendarit të zgjatë me muaj dhe vite dhe cilët janë mundësitë kushtetuese që shumica parlamentare prej 67 deputetëve, të formojnë qeverinë edhe pa aprovimin e kryetarit të shtetit, Gjorge Ivanov.

Profesori universitar i çështjeve juridike, Mersim Maksuti, për Telegrafi Maqedoni thotë se nëse Gjorge Ivanov vazhdon ta shkelë kushtetutën, shumica parlamentare ka të drejtë me shumicë votash të vendosë për qeverisjen e ardhshme, duke marrë parasysh nga përcaktimi i mandatarit dhe deri te formimi i qeverisë së re.


‘Nëse Komisioni për çështje emërimi nuk arrin të propozojë kandidatin për formimin e qeverisë, atëherë të njëjtën kandidatët që nënshkruan për shumicë parlamentare, të propozojnë kandidat për kryetar Kuvendi dhe me shumicë votash Kuvendi e zgjedh kryetarin e ri të këtij institucioni. Kjo është procedura të cilën e parasheh rregullorja e Kuvendit, në të cilën bën obstruksione grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së’ dhe nuk ka tjetër alternativë.

Kushtetuta siç e shifni, edhe pse parasheh që kryetari i shtetit të përcaktojë mandatarin, por me që nuk ai nuk e përcakton mandatarin, Maksuti potencon se, atëherë ai e shkel Kushtetutën dhe i shton obstruksione asaj dhe automatikisht i len hapësirë shumicës parlamentare që ta krijojë vetë qeverinë sepse kryetari nuk mund të bllokojë shumicën e përfaqësuesve të popullit të cilët kanë të drejtë legjitime të krijojnë qeveri, ku mazhoranca ka të drejtë të vazhdojë me format demokratike për formimin e institucioneve dhe qeverisjen e vendit.

Poashtu edhe eksperti juridik, Bekim Kadriu vlerëson se bllokimi i Parlamentit është bërë edhe më herët prandaj edhe tani tolerohet nga këto vetë partitë por formimi i qeverisë së re pa aprovimin e Ivanovit nuk do të kishte pasoja juridike por qeveria e re do të etiketohet si qeveri jashtëkushtetuese.

‘Shumica parlamentare sipas Kushtetutës duhet të ketë mundësi që ta formojë qeverinë e re, është rregull e përgjithshme, jo vetëm te ne por gjithkund në botë. Nëse keni shumicë në Parlament, mund të keni mundësinë që ai të funksionojë. Tani OBRM-PDUKM e bllokon punën e parlamentit, gjë që është bërë edhe më herët nga parti të ndryshme, si nga BDI ashtu edhe LSDM-ja. Prandaj edhe këto parti e tolerojnë një gjë të tillë. Mënyra e rregullt mendoj se OBRM-PDUKM dhe kryesuesi i Kuvendit, Veljanovski, është që të presin të përfundojnë të gjitha diskutimet, më pas të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe pastaj të zgjidhet qeveria. E dyta është që tejkalohet çështja e mandatit nga ana e kryetarit të Maqedonisë, Gjorge Ivanovit, gjë që është diskutuar deri më tani. Pra të mos pritet që shumica parlamentare ta merr mandatin nga Ivanov i cili refuzon ta jep atë jashtë Kushtetutës. Të thirret një seancë e veçantë në të cilën do të jetë pika e rendit të ditës, zgjedhja e qeverisë dhe qeveria kështon tejkalon kryetarin e shtetit. Sigurisht kjo ka anët pozitive dhe negative, sepse edhe në atë seancë hipotetike OBRM-PDUKM do të bëjë obstruksione, megjithatë këto pengesa janë të përkohshme dhe duhet të tejkalohen’, deklaron Kadriu.

Kadriu për Telegrafi thotë se nëse mandatar caktohet Zaevi pa aprovimin e Ivanovit, ai thotë se juridikisht nuk ka asnjë pasojë. Përveç faktit që qeveria e zgjedhur në formë të këtillë do ta ketë etiketën nga partia e Gruevskit si qeveri jashtëkushtetuese, mirëpo nëse pritet mandati nga kryetari i shtetit dhe ai nuk e jep jashtë kushtetutës, tani Maqedonia dhe qytetarët nuk mund të qëndrojnë peng të shkeljes së Kushtetutës nga një individ.

Në trend Lajme

Më shumë
KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

Lajme
Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Lajme
Moment i veçantë nga samiti rajonal në Mal të Zi, Rama i mat kohën Vuçiqit gjatë fjalimit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët

Moment i veçantë nga samiti rajonal në Mal të Zi, Rama i mat kohën Vuçiqit gjatë fjalimit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët

Lajme
Osmani: Kosova do të jetë anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës, është vetëm çështje kohe

Osmani: Kosova do të jetë anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës, është vetëm çështje kohe

Lajme
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Kalo në kategori