LAJMI I FUNDIT:

A mund të besohet që Kina është shëruar nga coronavirusi?

A mund të besohet që Kina është shëruar nga coronavirusi?

Ndërsa SHBA dhe pjesa tjetër e botës janë duke luftuar pandeminë e coronavirusit, duke futur kufizime të ndryshme të paimagjinueshme, Kina ngadalë po hapet, raporton CNN.

Kufizimit të udhëtimit në të gjithë vendin ngadalë po i vjen fundi. Dhe javën tjetër, banorët e Wuhanit, ku u zbulua për herë të parë virusi, do të lejohen të largohen nga qyteti pas më shumë se dy muaj,transmeton Telegrafi.


Ndërsa Kina kthehet në një vend që tashmë ‘e ka mposhtur’ coronavirusin, po shtrohen pyetje nëse shifrat zyrtare mbi të infektuarit mund të besohen dhe nëse më e keqja ka kaluar në të vërtetë.

Kinezët mohojnë ashpër akuzat se ata nuk shfaqnin me saktësi informacionin për të infektuarit

Zëdhënësja e ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Hua Chunying, dje mohoi me zemërim spekulimet e tilla, duke thënë se vendi “po i siguronte botës informacione të hapura, transparente dhe në kohë”.

“Kur bëhet fjalë për sigurinë ndërkombëtare të shëndetit publik, duhet të dëgjoni Organizatën Botërore të Shëndetit dhe ekspertët e epidemiologjisë, jo disa politikanë që gjithmonë gënjejnë”, tha Hua, duke shtuar se Organizata Botërore e Shëndetit gjithashtu mohoi spekulimet se Kina ishte jo transparente me të dhëna.

Ajo gjithashtu akuzoi SHBA-të se po përpiqeshin të zhvendosin fajin për situatën e rëndë në të cilën ndodhen.

“Shpresoj se ata nuk do të humbasin më kohë dhe do të përqendrohen në luftimin e pandemisë dhe shpëtimin e jetës së amerikanëve”, tha ajo, duke iu referuar politikanëve amerikanë.

Numrat e pasaktë janë pjesërisht rezultat i mungesës së provave

Përveç kësaj, CNN raportoi në Wuhan në janar se shifrat zyrtare nuk ishin të njëjta me situatën në terren. Sidoqoftë, një pjesë e mosmarrëveshjeve mund t’i atribuohet edhe diçka që shumë vende po luftojnë – mungesa e testeve.

Nga 82,000 në Kinë, 76,000 kanë mbijetuar

Autoritetet kineze më parë kanë mohuar çdo spekulim se informacionet e tyre janë të pasakta. Ata vazhdojnë të përsërisin statistikat për numrin e personave të rikuperuar, duke theksuar se nga rreth 82,000 pacientë, rreth 76,000 mbijetuan. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplanët luftarakë amerikanë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Aeroplanët luftarakë amerikanë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Botë
Një gazetar që shkruante për korrupsionin vritet para dhjetëra dëshmitarëve – detaje dhe pamje të ngjarjes që tronditi Kolumbinë

Një gazetar që shkruante për korrupsionin vritet para dhjetëra dëshmitarëve – detaje dhe pamje të ngjarjes që tronditi Kolumbinë

Botë
Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Botë
Nëse Izraeli i kundërpërgjigjet Iranit rrezikon 'hapjen e kutisë së Pandorës'

Nëse Izraeli i kundërpërgjigjet Iranit rrezikon 'hapjen e kutisë së Pandorës'

Botë
NASA tregon se çfarë ishte objekti misterioz që “çau çatinë e shtëpisë në Florida”

NASA tregon se çfarë ishte objekti misterioz që “çau çatinë e shtëpisë në Florida”

Amerika
Turqia ka një mesazh për Iranin

Turqia ka një mesazh për Iranin

Botë
Kalo në kategori