LAJMI I FUNDIT:

A mund të bëjë rikthim të fuqishëm Donald Trump në zgjedhjet presidenciale amerikane?

A mund të bëjë rikthim të fuqishëm Donald Trump në zgjedhjet presidenciale amerikane?

Gjersa kanë mbetur 53 ditë para se votuesit të vendosin për fatin e tij politik, ka pasur lëvizje që sugjerojnë se rënia politike e presidentit, Donald Trump, jo vetëm që ka përfunduar, por që peizazhi i Kolegjit Zgjedhor mund të ketë filluar të lëvizë përsëri në drejtimin e tij.

Lajmi i madh doli nga Raporti Politik i “Cook”, një nga organizatat kryesore politike në SHBA, e cila lëvizi dy shtete – Floridën dhe Nevadën – në drejtimin e presidentit aktual, raporton CNN.


Florida kaloi nga “Demokrat i dobët” në “Demokrat në mëdyshje”, ndërsa Nevada kaloi nga “Demokrat i mundshëm” në “Demokrat i Ligshtë”, transmeton Telegrafi.

“Vota e Kolegjit Zgjedhor e Bidenit është ngushtuar në 279 dhe 187 për Trumpin”, shkroi Amy Walter e Cook duke shtuar se “Në fillim të kësaj vere, Bideni mbajti epërsinë 308 me 187”.

Gjithashtu, “The Economist” përditësoi modelin zgjedhor, duke shkruar se “Në fillim të qershorit, The Economist publikoi modelin e tij të parashikimit statistikor për garën presidenciale të nëntorit. Në atë kohë, ai i dha Donald Trumpit në rastin më të mirë, një mundësi, ku parashihte se republikani ka gjasa vetëm njëzet për qind që të rizgjidhet president. Por deri në korrik, si trazirat dhe coronavirusi shkatërroi kombin, shanset e tij kishin rënë deri në një në dhjetë. Kjo qëndroi deri në mes të gushtit. Tani, modeli ynë tregon se Trumpi ka tërhequr një pjesë të konsiderueshme të mbështetjes”.

E gjithë kjo na çon në pyetjen: A po shohim një rikthim të Trumpit? Apo lëvizja është sikur “kur kafsha të jap shkelmat e fundit gjersa jep shpirt”.

Kësaj pyetje është e vështirë t’i jepet përgjigje shkaku i disa arsyeve – më e rëndësishmja është se ne jemi akoma 53 ditë nga zgjedhjet. Dhe ne jemi akoma në “epokën” e një pandemie që parashikohet të vrasë më shumë se 400 mijë amerikanë deri në fund të vitit. Dhe në mes të një dialogu kombëtar rreth racës që ka shkaktuar protesta – paqësore dhe të dhunshme – në të gjithë vendin. Dhe me personin më pak të parashikueshëm ose tradicional në Shtëpinë e Bardhë në historinë moderne amerikane.

Shkurtimisht: Dy muajt e fundit para zgjedhjeve gjithmonë janë kaotike dhe disi të paparashikueshme. Në këto zgjedhje kjo është katërfishuar.

Thjesht sepse nuk mund të themi se gjithçka ka përfunduar pasi që kemi ende shumëçka për të parë këtu. Dhe si duken këto lëvizje të fundit në hartën elektorale janë një lloj kthimi në normalitet në elektorat, në krahasim me çdo lëvizje të madhe në favor të Trumpit.

Mendoni nëse në këtë mënyrë: Zgjedhësi është si një shirit gome. Kriza e dyfishtë e verës e vdekjes së George Floyd-it dhe numri i shtuar i vdekjeve në Shtetet e Bashkuara nga coronavirusi lëvizi shiritin e gomës në drejtimin e Bidenit ndërsa votuesit humbën me shpejtësi besimin në aftësinë e presidentit për t’u marrë me efektivitetin e pandemisë dhe / ose drejtuar një serioz dialog kombëtar rreth racës dhe policisë. E gjithë kjo që ka ndodhur në muajin e fundit apo më shumë është që shiriti i gomës është kthyer pak më afër nivelit të tij normal të tensionit. Ai nuk ka filluar të shtrihet në drejtim të Trumpit dhe, në fakt, është akoma më shumë në favor të Bidenit, edhe pse pak më pak sesa, të themi, dy muaj më parë, transmeton Telegrafi.

Parashikoi me saktësi fituesit e zgjedhjeve presidenciale amerikane që nga viti 1984: Tani tregon edhe fituesin e vitit 2020
Lexo po ashtu Parashikoi me saktësi fituesit e zgjedhjeve presidenciale amerikane që nga viti 1984: Tani tregon edhe fituesin e vitit 2020

Duke marrë parasysh se vlerësimet e Cookut po ndryshojnë rreth kryesimit të Kolegjit Zgjedhor të Bidenit, madje edhe me Florida (dhe 29 votat e tij elektorale) përsëri në “mëdyshje”, Biden ka 279 vota elektorale në parashikimet e tyre. Gjë që është nëntë më shumë sesa i duhet në zgjedhet e nëntorit. Dhe modeli i “The Economist” tani i jep Trumpit një mundësi më të mirë për të fituar sesa bëri këtë verë.

Dhe ekziston kjo: Prirja e Bidenit në sondazhet kombëtare ka mbetur e qëndrueshme për muaj të tërë. Për momentin, sondazhi i CNN-it vë në dukje se Biden ka 51 për qind dhe Trumpi 43 për qind të votave.

Ishte ndër të paktët që besoi në fitoren e Trumpit kundër Clintonit, regjisori Michael Moore tregon se ku po gabon Bideni dhe pse mund të fitojë sërish Donaldi
Lexo po ashtu Ishte ndër të paktët që besoi në fitoren e Trumpit kundër Clintonit, regjisori Michael Moore tregon se ku po gabon Bideni dhe pse mund të fitojë sërish Donaldi

Duke pasur parasysh polarizimin e thellë në vend – Trump është, sipas Gallup, presidenti më polarizues në historinë amerikane. Nuk jemi në momentin në të cilin mund të thuhet se një kandidat presidencial ka të ngjarë të shënojë një fitore masive.

Kjo nuk do të thotë se Trumpi nuk mund të fitojë. Ai absolutisht mundet. Me gjithë lëvizjet e kohëve të fundit në vendet, si Florida dhe Nevada (madje edhe Pensilvania) në favor të tij, Trumpit i duhet shumë punë për ta mposhtur Bidenin në zgjedhjet e 3 nëntorit (e martë). /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori