Për 63 shtëpi të serbëve janë shpenzuar hiç më pak se 1.4 milion euro, mjete këto të buxhetit të Kosovës dhe të donatorëve, përderisa të njëjtat, sipas të parit të Vushtrrisë, Bajram Mulaku, janë demoluar dhe vjedhur nga vetë serbët
Kryetari i Vushtrrisë, Bajram Mulaku, ka thënë se 63 shtëpi për familjet serbe, të cilat janë ndërtuar me mjetet e Qeverisë së Kosovës, por edhe nga donatorët janë demoluar krejtësisht nga vetë serbët.
Para se t’i demolonim, serbët kanë marrë nga shtëpitë e veta mobiliet që janë blerë me mjetet e Qeverisë së Kosovës.
Siç ka precizuar Mulaku, në vitin 2003, në fshatin Maxhunaj qenë ndërtuar 35 shtëpi, për po aq familje serbe, të cilat kishin shprehur dëshirën të ktheheshin në fshat.
Mulaku shton se një vit më vonë, gjithashtu për të njëjtin qëllim ishin ndërtuar edhe 15 shtëpi të tjera në fshatin Sllatinë, ndërsa në vitin 2010, në Dolak u ndërtuan edhe 13 shtëpi për familjet serbe.
“Komuna e Vushtrrisë është përkujdesur vazhdimisht dhe ka financuar mjete për krijimin e kushteve për kthimin e familjeve serbe të kësaj komune, të cilat kanë ikur pas përfundimit të luftës, në veri të Mitrovicës, por edhe në Serbi. Janë 63 shtëpi që janë ndërtuar me donacione të huaja, por edhe mjetet nga buxheti i Kosovës, në fshatrat Maxhunaj, Sllatinë e Dolak të Vushtrrisë, në të cilat do të duhej të ktheheshin serbët e zhvendosur në veri të Mitrovicës. Por, megjithëse kishin pranuar të kthehen, shtëpitë kanë mbetur bosh që nga viti 2003”, ka thënë Mulaku.
Edhe Shemsedin Preteni, zëdhënës i komunës së Vushtrrisë, i kanë thënë gazetës “Zëri” se serbët kanë hequr edhe dyer e dritare. /Zëri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze