LAJMI I FUNDIT:

Muja: NISMA nuk e kaloi pragun për 135 vota

Muja: NISMA nuk e kaloi pragun për 135 vota

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë sot publike rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Sipas KQZ-së, koalicioni NISMA-AKR-PD nuk ka arritur të kalojë pragun zgjedhor, duke mbetur kështu jashtë Kuvendit të Kosovës.

KQZ ka bërë të ditur se ky koalicion ka marrë 4.984% të votave apo 42,074%.


Nisma nuk pranon rezultatin e zgjedhjeve, thotë se KQZ prezantoi rezultat të fabrikuar
Lexo po ashtu Nisma nuk pranon rezultatin e zgjedhjeve, thotë se KQZ prezantoi rezultat të fabrikuar

Analisti dhe njohësi i proceseve zgjedhore Armend Muja, ka thënë për Telegrafin se koalicioni NISMA-AKR-PD nuk arriti ta kalojë pragun për 135 vota.

“135 vota është numri i cili i ka pamundësuar koalicionit NISMA-AKR-PD që të kalojë pragun zgjedhor”, ka thënë Muja.

Ndryshe Nisma në një konferencë për media ka kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve duke bërë të ditur se do të ankohen.

Nisma madje fajësoj KQZ-në duke thënë se kjo e fundit publikoi rezultat të fabrikuar dhe të prodhuar nga vetë ajo. /Telegrafi/