LAJMI I FUNDIT:

Muharrem Shabani braktis AAK-në, aderon në PDK?!

Muharrem Shabani braktis AAK-në, aderon në PDK?!

Muharrem Shabani, deri më tash kryetar i degës së AAK-së në Vushtrri, sot iu është bashkuar radhëve të PDK-së.

Burime të sigurta të portalit Veriu.info bëjnë të ditur se në një mbledhje të Këshillit Drejtues të kësaj dege të PDK-së, e cila është zhvilluar në Prishtinë në prani të udhëheqësve qendrorë, ish rivali më i madh i PDK-së në Vushtrri është bërë pjesë e kësaj partie.

Portali merr vesh se Shabani para disa minutash vendosi që të jetë pjesë e listës së PDK-së për deputet për Kuvendin e Kosovës.


Së bashkë me Shabanin, në PDK-së kanë aderuar edhe disa persona nga kryesia e degës së AAK-së në Vushtrri, por edhe disa anëtarë të Kuvendit Komunal të Vushtrrisë nga radhët e kësaj partie.

Burimet e këtij portali thonë se tashmë ish kryetarit të AAK-së në Vushtrri dhe ish kryetarit të kësaj komune i është premtuar një post zëvendësministri, në rast se PDK i fiton zgjedhjet nacionale.

Kujtojmë se Muharrem Shabani udhëhoqi për disa vite pas luftës komunën e Vushtrrisë, ndërsa në zgjedhjet lokale të vitit 2007 arriti të hynte në balotazh me Iniciativën Qytetare, por nuk arriti të fitonte karshi Bajram Mulakut të PDK-së, prej të cilit humbi në balotazh edhe në zgjedhjet e vitit 2009 dhe 2013 si kandidat i AAK-së. /Veriu/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori