Muharrem Jashari mahnitës, shënon në fitoren ndaj Zorya Luhansk

Mesfushori Muharrem Jashari sërish ka qenë protagonist në fitoren e LNZ Cherkasy, këtë herë ndaj Zorya Luhansk.
Jashari shënoi gjatë fitores 2-0 të Cherkasyt, ku edhe u bënë lider në kampionatin ukrainas.
Pas një asistimi të mrekullueshëm nga Tankovskiy, Jashari u gjend përballë portierit mysafir dhe me një finalizim të bukur e la të shtangur për të kaluar Cherkasyn në epërsi (18’).
Për golin e dytë pastaj u përkujdes Muravskyi, gol që rezultoi të jetë i fitores (56’).
Jashari tani është golashënuesi i dytë më i mirë i klubit në ligë me tre gola, ndërsa ka të regjistruar edhe tre asistime në proces.
Cherkasy këtë edicion po mahnitë të gjithë në Ukrainë me 35 pikë, tre mbi Shakhtar Donetsk. Përndryshe, kosovari po kërkohet me ngulm edhe nga gjiganti Dynamo Kyiv, që këtë edicion nuk po kalojnë formë të mirë në aspektin sportiv./Telegrafi/










































