LAJMI I FUNDIT:

Muhamet Hyseni ylli i xhiros së 31-të në Albi Mall Superligë

Muhamet Hyseni ylli i xhiros së 31-të në Albi Mall Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”.

Ky çmim për javën e 31-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit, Muhamet Hyseni.

Çmimin “Ylli i Javës” për Hysenin, e ndau Shpat Ibrani, menaxher i marketingut në Albi Online.


Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Skender Krapa, Fatmir Mehmeti dhe Fisnik Ademi.

 Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e 31-të t’i takoj Muhamet Hysenit, i cili shënoi të dy golat në fitoren e skuadrës tonë në udhëtim kundër Prishtinës, që na mban në hap për kreun e tabelës dhe njëherit arriti të rikthehet në pozitën e golashënuesit më të mirë të Albi Mall Superligës me gjithsejt 21 gola të realizuar.

Pasi mori këtë çmim, Hyseni u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës.

“Ndihem jashtëzakonisht mirë pasi që për herë të pestë shpallem “Ylli i Javës”, çmim ky që vjen pas paraqitjeve shumë të mira në vazhdimësi të të gjithë ekipit. Kjo po më ndihmon edhe mua të realizoj gola dhe të fitoj këtë çmim. Tek Llapi kemi një atmosferë fantastike dhe jemi shumë të bashkuar, andaj besoj që do ta mbyllim sezonin me trofeun e kampionit që e kemi si synim. Na mbetet që edhe këto pesë ndeshjet e fundit të japim maksimumin dhe t’i gëzojmë gjithë tifozët llapjanë dhe “Legjendat”, tha Hyseni për faqen zyrtare të FFK-së. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Liga e Parë
Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Premier League
Liverpooli ‘fundos’ Man Cityn në Etihad, vazhdon me hapa të sigurt drejt titullit kampion

Liverpooli ‘fundos’ Man Cityn në Etihad, vazhdon me hapa të sigurt drejt titullit kampion

Premier League
Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

La Liga
Kalo në kategori