LAJMI I FUNDIT:

Mucunski: Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare duhet të mbahen në një datë

Mucunski: Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare duhet të mbahen në një datë

Kryetari i Komunës së Aerodromit nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Timço Mucunski u shpreh se zgjedhjet presidenciale duhet të mbahen bashkë me ato parlamentare.

“Një cikël zgjedhor kushton nga 8 deri 10 milionë euro. Ne mund të ndërtojmë tre çerdhe me ato para, 3-4 shkolla fillore dhe qindra rrugë”, u shpreh Mucunski.

Sipas tij, me ardhjen e OBRM-PDUKM-së në pushtet do të jetë më mirë dhe se kryetarët e komunave nuk do të diskriminohen varësisht se cila parti qëndron në pushtet lokal.


“Nuk do të dënohen qytetarët e Komunës Qendër ose të Strumicë, ata janë qytetarë tanë dhe nuk duhet të shihet se me cilën parti është kryetari i tyre”, theksoi Mucunski./Telegrafi/