Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP, kohëve të fundit ka pasur situata të ndryshme.

Banorët shpesh kanë agravuar e kanë kaluar në ofendime gjatë debateve ndërmjet vete.


Një i tillë është zhvilluar së fundmi në mes të Erjola Doçit dhe Romeo Veshajt.

Screenshot 29 14 Foto: Screenshot/Instagram

Moderatorja duket të jetë e revoltuar ndaj Romeos dhe për këtë i shkoi drejt në fytyrë.

"Mos përqesh njerëz. Mu zhduk. Me mua qepe. Nuk ke asnjë të drejtë mbi mua si femër", iu drejtua ajo.

Screenshot 30 15 Foto: Screenshot/Instagram

Prezantuesi në anën tjetër tha se është besëprerë duke e ruajtur atë qetësinë e tij.

Kjo nuk është hera e parë që konkurrentët bëjnë veprime të tilla dhe përplasen në forma të ndryshme. /Telegrafi/