Motocross Team Peja “MTP” organizon garën 'MX Race' në Pejë

Motocross Team Peja “MTP” ka organizuar garën e quajtur si “MX Race” , garë e cila pritet të mbahet në Newborn track në Pejë më datë 12 qershor të këtij viti.
Ethet dhe adrenalina pritet të jenë në maksimum gjatë javës së ardhshme në garat e motocrossit në Pejë.
Kjo pasi më datë 12 qershor nga ora 11:00 pritet të mbahet gara e emëruar si “MX Race”, garë e organizuar nga “MTP” dhe nën patronatin e Federatës së Motoçiklizmit të Kosovës.
Organizatorët tashmë kanë njoftuar të gjithë garuesit vendor dhe rajonal se mund të marrin pjesë, por kusht i vetëm është që motocrossi i tyre të jetë në rregull teknikisht.
Gjatë ditës në vendin ku do të mbahet gara, organizatorët kanë paralajmëruar se do të ketë edhe muzikë, pije dhe grill.

Nga
Telegrafi
08/06/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































