Ministria e Tregtisë dhe Industrisë pritet të rimarrë kompetencat për të kontrolluar cilësinë e naftës në kufi. Ministri Bajram Hasani ka thënë se Ministria që ai drejton është e gatshme që t`i marrë përgjegjësitë konform ligjit.
Vitin e kaluar, kontrolli për cilësinë e naftës në kufi ka kaluar tek Dogana e Kosovës. Sipas të dhënave të kësaj të fundit, vitin që lamë pas nga 1100 kontrolle të naftës, 10 prej tyre kanë dalë të jenë jashtë parametrave të lejuar, e më së shumti tek pika e ndezjes.
Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganës, theksoi se raporti për vitin 2017 tregon që dogana ka marrë mostra dhe ka ushtruar kontroll, në 1,100 raste.
“Fatmirësisht një pjesë e madhe e tyre, 97 për qind kanë dalë konform rezultateve brenda parametrave të kërkuar me udhëzim derisa vetëm 10 maune apo 10 autobote nuk i kanë plotësuar kriteret e parapara me udhëzim dhe të gjitha janë kthyer mbrapa”, tha ai.
Por, e njëjta ministri që ia kishte dhënë Doganës kompetencën për të kontrolluar cilësinë e naftës në kufi, e njëjta do t`ia marrë sërish. Këtë e ka pohuar ministri i Tregtisë, Bajram Hasani.
“Është një numër i vogël që kontrollohet nga dogana, diku vetëm 3 për qind nëse nuk gaboj, sipas statistikave kontrollohen autobotet që hynë, e kanë një sistem me rotacion qysh i ndalin ato mirëpo është numër i vogël që për këtë jemi edhe duke bërë përgatitjet, e kemi iniciuar, jemi duke bërë një koncept dokument që ndoshta edhe të bëjmë një ridizajnim të kontrollit së naftës, të kalon në kompetencën e ministrisë së Tregtisë. Ne jemi të gatshëm që ti marrim ato përgjegjësi po natyrisht konform ligjit, kemi bërë një grup punues”, tha ai.
Ministri Hasani thekoi se janë në pritje të rekomandimeve të këtij grupi punues për të parë se si të veprohet pastaj me trupa inspektuese dhe kontrollin e importit të naftës. /RTK /Telegrafi/
CILËSIA E NAFTËS
Posted by RTK on Samstag, 6. Januar 2018
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare