LAJMI I FUNDIT:

MSH: Mickoski të mos bëjë panik me publikimin e informacioneve të rrejshme

MSH: Mickoski të mos bëjë panik me publikimin e informacioneve të rrejshme

Ministria e Shëndetësisë e vlerësoi si të pavërtetë informacionin e ndarë në një intervistë për “Kanal5” nga lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski se shteti ka testime për coronavirusin brenda vetëm disa ditësh. Për momentin, sipas Ministrisë, shteti ka në dispozicion 4.500 teste, me një rritje javore prej 2.000 testesh, ndërsa pritet që në çdo moment të arrijë një dhurim prej 20 mijë komplote provash.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se ka edhe 5000 teste shtesë, një dhurim nga një laborator privat në Shkup.


“Ne dënojmë fuqishëm insinuatat, akuzat dhe informacionet e pavërteta se në vendin tonë ka teste brenda vetëm disa ditësh, të përcjella nga lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në intervistë për emisionin “Samo Vistina”. Duke mos hyrë në arsyet e përhapjes së një informacioni të tillë, Ministria e Shëndetësisë bën apel që të mos përhapen panik duke dhënë informacione të pa verifikuara dhe të rreme dhe theksojmë edhe një herë se testet për të përcaktuar praninë e coronavirusit janë të mjaftueshme për të përmbushur nevojat e vendit tonë”, thuhet në deklaratën e MSH-së.

Mickoski: Kam informacione se MSH nuk ka më shumë se 100 teste për coronavirus
Lexo po ashtu Mickoski: Kam informacione se MSH nuk ka më shumë se 100 teste për coronavirus

Në deklaratë gjithashtu thuhet se Instituti i Shëndetit Publik aktualisht ka 4500 teste, me blerjen fillestare që plotësohet me një shumë javore prej 2.000 testesh. Në çdo moment ne presim një dhurim prej 20.000 komploteve të testimit dhe kemi edhe 5.000 donacione teste shtesë nga një laborator privat në Shkup, të cilat janë të mjaftueshme për nevojat e popullatës së vendit tonë./Telegrafi/