LAJMI I FUNDIT:

MSh dhe USAID me memorandum për adresimin e sfidave në lidhje me korrupsionin dhe ofrimin e shërbimeve cilësore

MSh dhe USAID me memorandum për adresimin e sfidave në lidhje me korrupsionin dhe ofrimin e shërbimeve cilësore

Pas kërkesës nga Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Rifat Latifi, USAID ka kryer një analizë në Ministrinë e Shëndetësisë, me synim të përmirësimit të proceseve brenda Ministrisë, me fokus në prokurimin publik.

Si rezultat i kësaj, Ministria e Shëndetësisë ka qenë, në mesin e disa institucioneve lokale dhe qendrore, që USAID i ka përzgjedhur për kryerjen e një analize të tillë si pjesë e projektit për të ofruar përkrahje në përmirësimin e proceseve të brendshme.


Ceremonia e lansimit të aktivitetit të USAID-it që u mbajt sot në ambientet e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shënon prezantimin e përkrahjes pesë vjeçare që USAID do t’i jap Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, aktivitet ky që do të adresojë sfidat e gjata në lidhje me korrupsionin dhe ofrimin e shërbimeve cilësore, duke përmirësuar menaxhimin e financave publike dhe duke përforcuar mekanizmat e llogaridhënies.

Me këtë rast, Ministri Latifi shprehu mirënjohjen e tij të thellë për ndihmën që Shtetet e Bashkuara të Amerikës po japin për Ministrinë e Shëndetësisë përmes projektit të USAID.

Jemi e vetmja Ministri që është përfshirë në këtë projekt”, i cili do të kontribuojë në mënyrë esenciale në arritjen e objektivave për avancimin e proceseve të punës në Ministri në përgjithësi, dhe në veçanti për fushat tejet të rëndësishme të prokurimit dhe financave”, tha Latifi.

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori