LAJMI I FUNDIT:

MSh dhe Inspektorati Policor diskutojnë për masat kundër COVID-19

MSh dhe Inspektorati Policor diskutojnë për masat kundër COVID-19

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj priti sot në takim ushtruesin e detyrës së kryeshefit të Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj.

“Gjatë këtij takimi, ministri Zemaj ka njoftuar Hodaj për masat dhe aktivitetet e MSh-për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Ai falënderoi Inspektoratin Policor të Kosovës për angazhimin në kryerjen e detyrave që lidhen me monitorimin dhe mbikëqyrjen e zbatimit të masave kundër pandemisë COVID-19.


Nga ana e tij, Hoda tha se Inspektorati Policor i Kosovës e ka planin e vet të inspektimeve për të zbatuar masat kundër COVID-19 dhe në bashkëpunim edhe me institucionet e tjera po zhvillojnë aktivitete ditore për përmbushjen e përgjegjësive në kuadër ta angazhimeve kundër COVID-19”, thuhet në njoftim.

Zemaj dhe kryeshefi Hodaj kanë theksuar domosdoshmërinë e bashkëpunimit dhe koordinimit të ngushtë midis institucioneve në zbatimin e masave kundër COVID-19. /Telegrafi/