Sot është Dita Ndërkombëtare e Ujit. Uji, kjo fjalë me tri shkronja nga e cila varet jeta
Dr. Zeqir Veselaj,
Ligjërues i Edukimit mjedisor në Universitetin e Prishtinës
“Nëse ka një magji në këtë planet, ajo ndodhet tek uji” është një thënie e famshme nga Loren Eisley. Sigurisht natyralisti, shkencëtari antropologu dhe shkrimtari Eisley se ka pasur të drejtë.
Më poshtë po japim vetëm shtatë nga dhjetëra argumente tjera se pse uji konsiderohet si një mrekulli e kësaj bote.
Toka- planeti i kaltër
Toka deri më sot njihet si i vetmi planet që përmban ujë. Roveri “Perseverance” i dërguar nga NASA në planetin e kuq apo në Mars, që nga viti 2021 po gjurmon për shenja të ujit të ngrirë. Edhe pse në shkencë e mësojmë se uji është një substancë pa ngjyrë, sa herë që e mendojmë ujin të gjithëve në asocion me ngjyrën e kaltër. Si ndodhë të jetë pa ngjyrë dhe globin e shohim të kaltër? Kjo vjen nga reflektimi i atmosferës në 2/3 e sipërfaqes së planetit të cilën e mbulon uji. Edhe pse e mbulon gjithë këtë sipërfaqe, vëllimi i ujit të ëmbël (freskët) në dispozicion të njerëzimit është rreth 1% e totalit të llogaritur prej rreth 1.34 miliardë km3 ujë. Sa pak ujë për mbi tetë miliard njerëz që jetojnë aktualisht dhe për trilionë gjallesa të tjera në këtë planet e të cilat kanë nevojë për lëngun e jetës.
Dy gaze që formojnë një lëng
Uji përbëhet nga dy elemente të gazta, të cilat kur lidhen në mes vete, në kushte natyrore formojnë një molekulë të lëngtë. Kjo molekulë mund të kaloj në gjendje të gaztë duke i kthyer vetitë e saj të lëngshme pas kondensimit. Uji gjithashtu mund të kaloj në gjendje të ngurtë, duke i ruajtur vetitë origjinale pas shkrirjes. Ndryshime të tilla të gjendjeve fizike në natyrë, të cilat ndodhin në kushte natyrore dhe mund t`i shohim me sy të thjeshtë vetëm tek uji. “Nuk ka lëng më të butë dhe më fleksibil se uji, por nuk ka gjë në natyrë që i reziston dot” thotë filozofi i vjetër kinez Lao Tzu. Një lëng që tret çdo gjë në natyrë, pavarësisht se kjo tretje mund të marrë mijëra vjet e ne të mos jemi dëshmitarë të procesit dhe rezultatit.
Uji si mjedis jetësor dhe faktorë ekologjik
Për pjesën dërrmuese të qenieve të gjalla uji paraqet faktorë ekologjik ekzistencial. Bëhet fjalë këtu për organizmat terrestrial (tokësorë) bimorë dhe shtazorë, të cilët pavarësisht se mund të kenë valencë të gjerë apo të ngushtë ekologjike për ujin, por thjeshtë nuk jetojnë dot pa të. Është gjithashtu një numër organizmash të tjerë për të cilët uji nuk është faktor ekologjik në vetvete. Bëhet fjalë për organizmat akuatik bimor (shumica e algave dhe bimëve të larta hidrofite) dhe organizma shtazorë (peshqit, gjitarët e ujit, insektet ujore etj.) për të cilët uji është mediumi jetësor ku jetojnë. Dhe organizmat e tillë, thjeshtë nuk jetojnë dot jashtë ujit.
Pa ujë nuk ka jetë, por uji edhe merr jetë
Pa ujë nuk ka jetë. Asnjë proces jetësor nuk mund të kryhet pa prezencën e ujit, të paktën në një fazë të caktuar. Kurani e pranon ujin si themelin dhe origjinën e jetës duke thënë se “ne i krijuam të gjitha qeniet e gjalla nga uji” (Surah 21, verse 30). Ndërsa shkrimet e Biblës gjithashtu e lidhin ujin me zanafillën e jetës “…dhe fryma e Perëndisë rrinte pezull mbi sipërfaqen e ujërave” (Zanafilla, 1:2). Uji është input themelor (lëndë e parë bazë) në procesin e fotosintezës, por është output (nën-produkt) i rëndësishëm gjatë procesit të frymëmarrjes. Kështu që uji balancon dy procese, që në fakt e mbajnë jetën në formën siç e njohim ne duke ndodhur. Edhe pse thuhet në popull se “gjaku nuk bëhet ujë”, ai në fakt mbi 50 % është me përbërje uji. Mirëpo në raste të ndryshme uji edhe mund të marrë jetë siç ndodh me rastet e mbytjes në ujë, vërshimeve, cunameve etj. Një ndër mënyrat më të dhimbshme të mbytjes së të dënuarve në mesjetë tek kinezët ka qenë ajo me pikën e ujit, duke pikuar mbi kokën e të dënuarit deri në çmenduri e edhe përfundim fatal. Mos të harrojmë këtu dhjetëra luftëra dhe konflikte historike për ujin e ku humbin jetë njerëzish.
Uji e shuan zjarrin
Molekula e ujit ndërtohet nga dy elemente me veti të zjarrit. Hidrogjeni është gaz që digjet shumë, madje tash saldimet e metaleve bëhen me hidrogjen. Të kujtojmë që bomba hidrogjenore e ka shumëfish më të madhe fuqinë se sa ajo atomike. Nëse e keni shikuar filmin me shtatë çmime Oscar “Oppenheimer”, u pa se “babai” i bombës atomike kaloi një “inkuizicion” modern vetëm pse nuk e ndërtoi menjëherë bombën hidrogjenore pas asaj atomike. E në anën tjetër oksigjeni si gaz i jetës për organizmat aerob nuk digjet vet, por pa prezencën e tij asgjë nuk mund të digjet, madje as vet hidrogjeni. Kur këto dy elemente të gazta lidhen së bashku, ndërtojnë një substancë që ende është kryesorja për shuarjen e zjarrit, pavarësisht zbulimit të shumë produkteve sintetike.
Uji si ilaçi më i mirë dhe më i lirë
Sapo vijmë në këtë botë pastrohemi me ujë, e edhe kur dalim nga kjo botë uji është elementi i fundit që prek trupin tonë pavarësisht religjioneve. Dita jonë fillon me larjen e syve, vazhdon me pastrimin e çdo gjëje që përdorim si ushqim dhe mbaron me pastrimet higjienike të para gjumit. Është një maksimë në shëndetësi se kur njeriut i siguron ujin e pijes i ke dhënë gjysmën e shëndetit. Dhe krejt ky ujë na vjen gratis nga natyra, përveç se kur ujin e blejmë në shishe. Në fakt ne nuk paguajmë ujin, por shishen plastike (zakonisht) që e mban atë e prej të cilës shishe bashkë me ujin marrim edhe mikroplastikën fatkeqësisht.
Kur mungon uji, e kujtojmë burimin
A mendoni se nga vjen apo se si vjen uji, përderisa e keni atë?. Besoj që jo. Vetëm kur rubineti ynë nuk rrjedh ujë, hamendësojmë se ku është problemi: a ka rënë niveli i ujit në liqenit prej nga e marrim, a është tharë pusi (bunari) nga e nxjerrim, a është prishur fabrika që e prodhon apo…pyetjet plot të tjera në një situatë paniku. Nëse ndalet rryma në jetën tonë, edhe mund të bëjmë zgjidhje përmes gjeneratorëve, por kur ndalet uji situata është krejt tjetër. Ne mund ta blejmë ujin për pije, por si t`ia bëjmë me ujin për larje e higjienë, si t`i lajmë enët dhe rrobat tona pasi ato nuk kryhen dot me bidona uji.
Prandaj kursejeni dhe ruani ujin, këtë substancë magjike të jetës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A