Sulmuesi argjentinas i Romës, Diego Perotti ka shënuar një gol spektakolar ndaj Viktoria Plzen.

Roma ka ngritur epërsinë në 3-1, ndërsa Perotti ka shënuar në minutën e 82-të.


Anësori argjentinas realizoi në mënyrë akrobatike me ‘rabona’ për t’i ngritur të gjithë të pranishmit në ‘Olimpico’ në këmbë.

Pas kësaj fitore Roma ka siguruar pozitën e parë në Grupin E. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x53e3kr_diego-perotti-goal-hd-as-roma-3-1-viktoria-plzen-24-11-2016-hd_sport

telegrafi sport app