LAJMI I FUNDIT:

Mrekulli në mes të rrëmujës: Momenti prekës kur bebja e porsalindur takon të ëmën me maskë në fytyrë, që lindi me prerje cezariane në një spital të Wuhanit

Mrekulli në mes të rrëmujës: Momenti prekës kur bebja e porsalindur takon të ëmën me maskë në fytyrë, që lindi me prerje cezariane në një spital të Wuhanit

Në një spital në Wuhan të Kinës, ku është qendra e shpërthimit të coronavirusit, mjekët dhe infermieret e veshur me uniforma speciale, e kanë kryer një lindje me ndihmën e prerjes cezariane.

Shpërthimi i sëmundjes, që deri më tani i ka infektuar më se 100 mijë njerëz, ka bërë që Organizata Botërore e Shëndetësisë t’ju kërkojë autoriteteve kineze që ta trajtojnë me kujdes këtë sëmundje në formë pandemie, transmeton Telegrafi.


Deri më tani, coronavirusi është shpërndarë në shumicën e shteteve, ku ka edhe të vdekur dhe po kërkohen të vendosen në karantinë, ata që kanë rënë në kontakt me të prekurit.

Mjekët e veshur në tërësi me uniforma sigurie, maska dhe syze, e kanë kryer një proces të lindjes në spitalin e Xiehe, ku ka lindur një fëmijë.

Nëna e fëmijës, kishte gjithashtu në maskë në fytyrë, të cilën vazhdoi ta mbante edhe kur mjekët ia afruan ngadalë te fytyra fëmijën e porsalindur.

Gjatë 24 orëve të fundit, Kina ka raportuar për 44 raste të reja, një rënie e numrit në krahasim me disa ditë më parë, derisa numri i fataliteteve ka rënë në 27.

Situatë e njëjtë nuk është edhe në shtete të tjera, ku coronavirusi po përhapet me shpejtësi, ndërsa janë ngritur karantina dhe ndalesa të shumta, në përpjekje që ta ndalojnë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori