Përfaqësues të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në Kosovë bëjnë të ditur se në një të ardhme të afërt, planifikojmë të instalojnë edhe sistemin e shtesave për fëmijë.
Në një përgjigje dërguar përmes postës elektronike, zyrtarë të kësaj ministrie thonë se aktualisht janë në fazën e hartimit të dy koncept-dokumenteve, një që ka të bëjë në fushën e shërbimeve sociale dhe familjare dhe tjetri për rregullimin e fushës së pensioneve.
“Me aprovimin e këtyre dy koncept-dokumenteve do të hartohet legjislacioni përkatës që do të përcaktojë kompensimet dhe përfitimet për të gjitha kategoritë dhe ofrimin e shërbimeve sociale edhe familjare. Saktësisht, ne planifikojmë krijimin e një Fondi për Sigurime Sociale, me atë të së cilit, në një të ardhme të afërt, planifikojmë të instalojmë edhe sistemin e shtesave për fëmijë”, thuhet në një përgjigje nga zyra për informim e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Shtesat për fëmijët kanë qenë premtim i vazhdueshëm i partive politike gjatë fushatave zgjedhore. Ish-kryetari i Partisë Demokratike, tashmë president i Kosovës, Hashim Thaçi, pati premtuar 300 euro për çdo fëmijë të sapolindur, premtim ky që nuk është realizuar asnjëherë.
Ndërkohë, nismën për shtesat e fëmijëve në Kuvendin e Kosovëse pati iniciuar deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj- Bujupi.
Ajo në atë kohë pati deklaruar se është llogaritur se do të përfitojnë rreth 500 mijë fëmijë, nga mosha 0 deri në 16 vjeç, me nga 10 deri në 40 euro në muaj, varësisht numri i fëmijëve.
Sipas një llogarie ishte thënë se vlera e shtesave të fëmijëve mund të arrijë në 3 për qind të buxhetit të përgjithshëm të Kosovës. Buxheti i Kosovës për vitin 2018 është 1.8 miliard euro.
“Në seancën e kaluar kemi pasur debat parlamentar lidhur me këtë çështje, ku prej atij debati do të duhej të dilnin rekomandime që do të kushtëzonin Qeverinë e Kosovës, që në buxhetin e ardhshëm të parashihen edhe shtesat për fëmijë. Si shtet jemi vonuar shumë në këtë drejtim duke pasur parasysh kushtet në të cilat jetojnë familjet në Kosovë dhe duke pasur parasysh që shumë familje kanë numër më të madh të fëmijëve”, thotë Baftiu. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri