Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së fundit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, e cila kundërshton vendimin e Republikës së Kenias për njohjen e Kosovës.
Në një komunikatë për media, MPJD e Kosovës theksoi se kjo është një tjetër dëshmi që Serbia nuk ka asnjë interes për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
“Edhe një herë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Qeveria e Serbisë kanë zbuluar fytyrën e tyre të vërtetë, duke treguar sërish se nuk kanë asnjë interes për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën,” thuhet në reagimin e MPJD-së.
Për më tepër, Ministria e vlerësoi si një veprim të papranueshëm deklaratën e Serbisë, duke theksuar se “Serbia vazhdon fushatën e saj të gënjeshtrave, manipulimeve dhe propagandës kundër Kosovës, duke përdorur çdo mjet në dispozicion për të penguar vendin tonë në rrugën drejt integrimit të plotë në mekanizmat ndërkombëtarë.”
MPDJ e Kosovës përmendi se ky veprim është një vazhdim i sjelljeve të Serbisë, e cila ka shpërfillur vazhdimisht zotimet e saj për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, ashtu siç parashikohet në kuadër të Dialogut për Normalizimin e Marrëdhënieve, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
“Kjo nuk është hera e parë që Serbia i shpërfill hapur zotimet e saj ndaj Bashkimit Evropian. Duke refuzuar njohjen e Kosovës dhe duke shtrembëruar parimet juridike ndërkombëtare, Serbia sfidon hapur detyrimet e saja të përcaktuara me nenet 1–5 të Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit, të arritur në kuadër të dialogut të Brukselit. Refuzimi i Serbisë për të zbatuar këto zotime konfirmon edhe më tej mungesën e vullnetit të mirë dhe sinqeritetit në procesin e normalizimit”, thuhet në reagim.
Në këtë kontekst, Ministria e Jashtme e Kosovës përmendi edhe pozicionin e Serbisë kundër njohjes së Kosovës nga vendet të ndryshme të botës, duke i quajtur akuzat e Serbisë “gënjeshtra të paskrupullta”.
“Pohimi se 28 shtete kanë tërhequr njohjen e Kosovës në tetë vitet e fundit është një gënjeshtër e paskrupullt,” u tha më tej.
MPJD e Kosovës gjithashtu e quajti përpjekjen e Serbisë për të minuar pozicionin ndërkombëtar të Kosovës “dështim të vazhdueshëm” dhe theksoi se Serbisë nuk mund t’i zihet besë.
“Serbia ka gënjyer jo vetëm Bashkimin Evropian, por edhe popullin e saj për dekada të tëra,” theksohet në komunikatën e Ministrisë së Jashtme dhe Diasporës.
Në reagimin e saj, MPJD përmendi gjithashtu kërcënimet e Serbisë ndaj Kosovës, duke thënë se kërcënimet e Serbisë për të mbrojtur “me vendosmëri më të madhe” sovranitetin dhe integritetin territorial të saj janë një sinjal i rrezikshëm për mundësinë e agresionit.
“Akti i fundit i agresionit kundër Republikës së Kosovës në Banjskë dhe sulmi ndaj infrastrukturës kritike në kanalin e Ibër-Lepencit, i kryer nga grupe të mbështetura nga Serbia, është një kujtesë e qartë e gatishmërisë së Serbisë për të përdorur dhunën për të destabilizuar Kosovën. Ne i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të dënojë ashpër retorikën agresive të Serbisë dhe shkeljet e saj të vazhdueshme të Marrëveshjes së Brukselit obligime që, siç kanë deklaruar Presidenti Macron, Kancelari Scholz dhe Kryeministrja Meloni, përbëjnë një njohje de facto të Kosovës”, thuhet mes tjerash në reagimin e MPJD-së.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës shprehu mirënjohjen më të thellë ndaj Republikës së Kenias për njohjen e pavarësisë së Kosovës, duke e cilësuar këtë veprim si “të drejtë dhe të ligjshëm”.
Ajo gjithashtu i bëri thirrje shteteve të tjera që ende nuk e kanë njohur Kosovën të ndjekin shembullin e Kenias dhe të njohin pavarësinë e Kosovës.
Ndryshe Telegrafi i ka shkruar Bashkimit Evropian pikërisht për çështjen e reagimit të Serbisë ndaj vendimit të shtetit të Kenias për ta njohur Kosovën, por deri në momentet e publikimit të këtij artikulli nuk ka marrë ndonjë përgjigje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Filkov: Sundimi i ligjit nuk duhet të jetë vetëm një angazhim deklarativ, por një realitet në çdo sallë gjyqi dhe institucion

Rama publikon karikaturën: Bashkoje votën me PS për Shqipërinë që meriton vendin si e barabartë mes të barabartësh

Voziste me shpejtësi 173 km/h në autostradën Gostivar-Tetovë, kallëzim penal ndaj 29-vjeçarit

Ndryshim në hartën zgjedhore – Kurti njofton se VV kryeson edhe në Klinë

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Moti gjatë javës së ardhshme, një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të depërtojë në Kosovë

Përballja me barrierat ligjore dhe administrative – cili është roli i organizatave për zgjidhjen e çështjeve pronësore në Kosovë?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Projekt shqiptaro-zviceran, vaji i ullirit nga zona e Elbasanit bën histori

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, mbyllet përkohësisht rruga Prishtinë-Pejë

Bota ngritet kundër Elon Muskut, 200 protesta në ditë kundër pronarit të Teslas

Goditeni nga rryma sa herë që prekni diçka? Ekspertët zbulojnë pse ndodh kjo dhe si të parandaloni

Prindërit e Gjestit thonë dy fjalë për Egli Takon, i kërkojnë falje familjarëve të saj

Bournemouth vendos çmimin për Antoine Semenyo – kërkohet nga tre klube të mëdha angleze