LAJMI I FUNDIT:

​MPJD porosit bashkatdhetarët të bëjnë kujdes gjatë kalimit nëpër Serbi

​MPJD porosit bashkatdhetarët të bëjnë kujdes gjatë kalimit nëpër Serbi

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, rekomandon bashkatdhetarët që rrugëtimin e tyre për në Kosovë ta planifikojnë me kohë dhe me kujdes të shtuar.

Kjo për shkak të sjelljes së papërgjegjshme të institucioneve të Serbisë ndaj shtetasve të Kosovës.


“Me arritjen e sezonit verore, shumë bashkatdhetarë dhe qytetarë të Kosovës do të vizitojnë familjarët e tyre, një pjesë e të cilëve për rrugë tranzitore do të zgjedhin të kalojnë përmes Serbisë. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ju rekomandon që rrugëtimin tuaj për në dhe nga Kosova, ta planifikoni me kohë dhe me kujdes të shtuar”, thuhet në komunikatë.