LAJMI I FUNDIT:

MPJ thotë se po punojnë për lirimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Tomor Morina

MPJ thotë se po punojnë për lirimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Tomor Morina

Ministria e Punëve të Jashtme  (MPJ) është në kontakt të vazhdueshëm më autoritetet e Maqedonisë Veriore për të siguruar lirimin e ish ushtarit të UÇK-së, Tomor Morina.

Kështu ka bërë të ditur në një postim të tij në rrjetin social, Facebook këshilltari i ministrit Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj.


Sipas tij, urdhër-arrestet politik të Serbisë, kundër luftëtarëve të lirisë së UÇK-së nuk kanë kuptim dhe as bazë ligjore dhe thjesht bazohen në lojëra politike të Beogradit.

Ekskluzive: Flet Avokati i Morinës, ish-ushtarit të UÇK-së që po qëndron në paraburgim në Maqedoni, ekstradimin e të cilit po e kërkon Serbia
Lexo po ashtu Ekskluzive: Flet Avokati i Morinës, ish-ushtarit të UÇK-së që po qëndron në paraburgim në Maqedoni, ekstradimin e të cilit po e kërkon Serbia

“Që nga dita e parë e ndalimit, ne jemi në kontakt të ngushtë me autoritetet e Maqedonisë Veriore për të siguruar lirimin e Tomor Morinës. Ka procedura në Maqedoninë e Veriut që autoritetet e atjeshme duhet me i ndjek, dhe ne jemi duke komunikuar rregullisht dhe intensivisht me Shkupin për të shpejtuar lirimin e ish luftëtarit të lirisë, Tomor Morina. Urdhër-arrestet politik të Serbisë* kundër luftëtarëve të lirisë së UÇK-së nuk kanë kuptim dhe as bazë ligjore dhe thjesht bazohen në lojra politike të Beogradit”, ka shkruar Zyberaj, duke shtuar se besojnë se së shpejti lirimi i tij do të ndodh, si dhe kthimi tek familja e tij.

“Besojmë në lirimin e shpejtë të Tomorit dhe këtu nuk ka dilema. Ky përcaktim është pranuar për faktin se shteti i Serbisë ka kryer krimet më të rënda kundër njerëzimit (pas luftës së dytë botërore) në Kosovë, Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë dhe ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera. Shteti serb vazhdon edhe sot të pengojë pajtimin në rajon”, ka thënë ndër të tjera, Jetlir Zyberaj.

Ndryshe, ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina javën e kaluar është ndaluar nga policia e Maqedonisë së Veriut në kalimin kufitar Bllace me kërkesë të Serbisë, në Interpol me akuzën “krim ndaj njerëzimit”. Autoritetet e shtetit maqedonas i kanë caktuar paraburgim prej 30 ditësh, për të pritur faktet e Serbisë për këtë rast. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori