Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka sqaruar emërimin e ambasadorëve të Republikës së Kosovës. Në reagimin për media thuhet se sipas legjislacionit në fuqi, Ministri i Punëve të Jashtme propozon emërimin e Ambasadorëve.
Propozimi i Ambasadorëve në këtë rast është bërë para dorëheqjes së Kryeministrit, kurse emërimi i tyre nga Presidenti po ashtu është bërë në përputhje me Kushtetutën, Ligjin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ligjin e Shërbimit të Jashtëm të Kosovës.
“Emërimi i Ambasadorëve është një proces, jo një akt i vetëm. Presidenti, mandati i të cilit nuk lidhet me dorëheqjën e Kryeministrit apo qeverisë, e ka bërë emërimin bazuar në propozimet e ligjshme të bëra nga Ministri i Punëve të Jashtme. Duhet theksuar se të gjithë Ambasadorët e propozuar dhe të emëruar kanë përmbushur kriteret e përcaktuara në ligj dhe janë anëtarë të shërbimit të jashtëm, që kanë kontribuar në Ministri për vite. Ministria tanimë ka zbatuar me sukses kërkesën e ligjit për të pasur më shumë se 50% Ambasadorë të karrierës, si dhe ka krijuar një gjeneratë të re të Ambasadorëve profesionistë që kanë përvojë dhe arsimim për të përfaqësuar interesat e Kosovës jashtë vendit. Me emërimin e Ambasadorëve nga radhët e karrierës, ashtu siç është bërë propozimi nga Ministria e Punëve të Jashtme, numri i anëtarëve të shërbimit të jashtëm të emëruar Ambasador nga radhët e karrierës diplomatike do të jetë 60% më çka është de-politizuar shërbimi i jashtëm”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit Ministria e Punëve të Jashtme dëshiron të sqarojë se emërimi i Ambasadorëve është në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe kushtetutën e Republikës së Kosovës.
“Çdo spekulim tjetër për këtë proces dëmton vetëm interesat e Kosovës jashtë vendit dhe punën e këtyre Ambasadorëve në misionet ku janë emëruar. Emërimi i Ambasadorëve respektiv është në respekt të plotë të meritokracisë, brenda shërbimit të jashtëm të Kosovës. Tani Ministria ka filluar procesin e akreditimit të këtyre Ambasadorëve në vendet përkatëse pritëse. Për më tepër Ministria dëshiron të shprehë gatishmërinë, në frymën e transparencës dhe sqarimit të spekulimeve të bëra deri më tani për të treguar të gjithë të interesuarve dokumentacionin se propozimi i Ambasadorëve është bërë në përputhje me ligjin dhe kushtetutën, para dorëheqjes së Kryeministrit dhe gjendjes së krijuar në qeveri”, thekson MPJ.
Ky reagim nga MPJ vie pas reagimeve të shumta për lajmet lidhur me emërimin për të propozuarin për Ambasador në Shqipëri, Nait Hasanin.
Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një reagimi ka shprehur shqetësimin për emërimet e kundërligjshme të ambasadorëve, që së fundi i ka bërë Qeveria e dorëhequr.
Në reagimin e LDK-së thuhet se me këto veprime, Ministri i dorëhequr i Punëve të Jashtme, bashkë me Kryeministrin e dorëhequr Haradinaj dhe Presidentin Thaçi kanë degraduar edhe me tej shërbimin e jashtëm të Republikës së Kosovës, përkundër rastit në shqyrtim për kompetencat e Qeverisë së dorëhequr nga Gjykata Kushtetuese./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit
"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës
“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit
Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj