Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka mirëpritur publikimin e Raportit mbi Kosovën nga ana e Komisionit Evropian.
“MPJ vlerëson se ky raport është real dhe konstruktiv, nëpërmjet të cilit prezantohen të arriturat, sfidat dhe mbi të gjitha puna e madhe që e pret Kosovën deri në anëtarësim të plotë dhe të barabartë brenda Bashkimit Evropian.
MPJ konsideron si tejet të rëndësishëm faktin se Komisioni ka vlerësuar pozitivisht, në veçanti progresin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe ratifikimin e Marrëveshjes për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi, dy kritere këto të fundit të përmbushura nga ana e Institucioneve të Republikës së Kosovës, që pritet t’i hapin rrugë përshpejtimit të procesit të Liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.
Theksimi i të arriturave të tjera, duke përfshirë, por mos u kufizuar në fushën e zhvillimit ekonomik, Reformën e Administratës Publike, përpjekjet për normalizim të marrëdhënieve dhe rifillim të dialogut me Serbinë janë inkurajuese për shtimin dhe rigjallërimin e përpjekjeve edhe më të mëdha në këtë drejtim.
“MPJ i merr parasysh edhe sfidat e paraqitura në këtë raport, duke shprehur zotimin se ato mbeten si udhërrëfyes për Institucionet vendore në vazhdimin e rrugës tonë të palëkundur dhe të vendosur drejt integrimeve evropiane.
MPJ do të angazhohet fuqishëm dhe përkushtohet plotësisht, që në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me institucionet e tjera të linjës të jap kontributin e saj në tejkalimin e sfidave të adresuara dhe përshpejtimin e rrugës së Kosovës drejt anëtarësimit të plotë dhe të barabartë brenda familjes së gjerë evropiane”, thuhet më tej në njoftim.
MPJ po ashtu ka uruar Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Maqedonisë për marrjen e rekomandimit për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, duke e vlerësuar si një mesazh jashtëzakonisht të rëndësishëm si për arritjet e dy shteteve, ashtu edhe për forcimin e bindjes dhe rritjen e besimit për vazhdimin e procesit të anëtarësimit të plotë dhe të barabartë të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak