LAJMI I FUNDIT:

MPJ: Pala bullgare ka shmangur protokollin e dakorduar, fotografimi ishte i papërshtatshëm dhe joevropian

MPJ: Pala bullgare ka shmangur protokollin e dakorduar, fotografimi ishte i papërshtatshëm dhe joevropian

Shkupi do të dërgojë notë protesta dhe pret kërkim faljeje nga Sofjes zyrtare për fotografimin e të dy presidentëve vetëm me flamur të Bullgarisë. Për këtë në Ministrinë për Punë të Jashtme (MPJ) në takim ishte ftuar ambasadori bullgar Zheljazko Radukov. Burime nga Ministria e Jashtme thonë se protokolli i të dy palëve ishte dakorduar për takim pune dhe takim tet-a-tet.

Në takimin e përbashkët për drekë pune kanë qenë flamujt e të dy delegacioneve. Kur Presidentja Siljanovska është ndarë për takimin kokë më kokë me Presidentin Radev, sqarojnë burime nga ministria, pala bullgare ka ndaluar për fotografi, gjë që nuk ka qenë e planifikuar. Se përse protokolli i Radevit ka lëvizur nga ajo që është dakorduar, nga Ministria e Jashtme thonë se është pyetje për to. Sjelljen e tyre e quajnë të papërshtatshme dhe joevropiane.

Nga Ministria thonë se nuk kanë reaguar në atë moment për shkak të respektit për tragjedinë që ka ndodhur atë ditë në Bullgari, rrëzimin e avionit dhe viktimave nga ky aksident, duke shtuar se ka procedura se si reagohet në këto raste dhe thonë se këtë po e bëjnë tani.


Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se Bullgaria ka kaluar vijën e kuqe.

“Për mua është më e rëndësishme që Evropa dhe bota patën mundësi të shohin në skenë të hapur, gjë që e prisnim, se cilat janë qëllimet e vërteta të drejtuesve në Sofje. Synimi i vërtetë nuk është përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë. Atje shumë më e madhe është nevoja që të tregojnë muskuj dhe të arrijnë qëllimet e tyre të vërteta”, deklalroi Hrtistijan Mickoski, kryeministër.

LSDM-ja nuk pajtohet me justifikimin e pushtetit. Sipas tyre, delegacioni i përbërë nga presidentja dhe ministri i Jashtëm dhe ai i Kulturës, kanë lejuar të nënçmohet vendi.

“Domethënë e kanë ditur se është nënçmim dhe fshirje dyshemeje me Maqedoninë, por nuk kanë dashur të krijojnë tensione. Atëherë përse vetë i publikuan fotografitë vetëm me flamur bullgar? Kjo sjellje e Mickoskit është e turpshme. E justifikon skandalin në Bullgari me deklarata të turpshme duke e nënçmuar inteligjencën e qytetarëve”, tha Bogdanka Kuzeska, LSDM.

Vizita e të premtes e presidentes Gordana Siljanovska Davkova në Sofje u përcoll me vëmendje dhe u pasua me kritika. Në fotografitë dhe incizimet e asaj dite, Siljanovska dhe Radev shtrëngojnë duart kurse në të dy anët është vetëm flamuri bullgar.

Mes tjerash, burime nga ministria thonë se në takime është biseduar për nevojën e vazhdimit të dialogut dhe tejkalimit të problemit, por jo konkretisht për idenë e ndryshimeve kushtetuese me zbatim të prolonguar. Nga ministria thonë se në takime edhe me vendet anëtare të BE-së por edhe me përfaqësues të institucioneve evropiane, bisedojnë për propozimin e qeverisë së re në Shkup, gjegjësisht, ndryshime kushtetuese me zbatim të prolonguar, pas anëtarësimit të plotë në BE. Këtë e quajnë “propozim francez plus” për të cilin thonë se nuk është patjetër të ndryshojë korniza negociuese por vetëm interpretimi i saj, i cili shtojnë se gjithsesi, është politik, dhe jo normë juridike./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori