LAJMI I FUNDIT:

MPJ pagoi bileta aeroplani në vlerë mbi 3,300 euro për mysafirin që nuk erdhi

MPJ pagoi bileta aeroplani në vlerë mbi 3,300 euro për mysafirin që nuk erdhi

Dy bileta në vlerë mbi 3,300 euro ish rezervuan nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës për mysafirin nga Afrika, i cili nuk erdhi.

Ministria kërkoi rimbursimin e  mjeteve, mirëpo arriti t’i kthejë vetëm 152 euro.


Këtë gjetje e vuri në pah auditimi i performancës së kontratave të centralizuara për vitet 2016-2019 për shërbimet e transportit ajror nga Auditori i Përgjithshëm.

“Për një mysafir nga Afrika, MPJ-ja kishte rezervuar dy bileta në vlerë 3,321 euro të cilat pastaj i kishte anuluar për shkak se udhëtimi nuk kishte mundur të realizohet”, thuhet në raportin e Auditorit, transmeton Kallxo.com

Sipas raportit, MPJ-ja kishte kërkuar rimbursim por kishte arritur të rimbursojë vetëm 152 euro që nuk përbën as 5 për qind të vlerës blerëse të biletave.

Përmes letër-konfirmimit drejtuar Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla –Schwarz, konfirmoi se e ka pranuar draft-raportin dhe është pajtuar me gjetjet e raportit pa ndonjë koment për përmbajtjen e raportit “Kontratat e centralizuara – Shërbimet e transportit ajror” .

Ministrja Gërvalla –Schwarz gjithashtu në këtë letër thotë se brenda 30 ditëve nga pranimi i raportit final do t’u dorëzojë një plan të veprimit për implementimin e rekomandimeve i cili do të përfshijë afatet kohore dhe stafin përgjegjës për implementimin e tyre.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori