Po bëhen pesë muaj që Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me të cilin ambasadori i Republikës së Kosovës në Republikën e Turqisë, Avni Spahiu, lirohet nga detyra dhe kërkohet tërheqja e tij nga misioni diplomatik për shkak të përfundimit të mandatit. Mirëpo, dekreti i Presidentit ende nuk është zbatuar nga Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ).
Lidhur me këtë Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se ky dekret do të zbatohet.
Mirëpo, sipas tij, për shkak të procesit të ndjeshëm të anëtarësimit të Kosovës në Interpol, në të cilin proces ka qenë i kyçur ambasadori Spahiu, atij iu ka vazhduar mandati edhe për disa javë.
Zyberaj thotë se brenda dy muajsh ambasadorit Spahiu, do t’i përfundojë mandati në Ambasadën e Kosovës në Turqi.
“Po natyrisht se ky dekret do të zbatohet. Ambasadori Spahiu, vazhdon edhe disa jave të qëndroj në Turqi për shkak të procesit të ndjeshëm të anëtarësimit në Interpol pasi që ka qenë i kyçur në këtë proces, por brenda dy muajsh i përfundon mandati”, i ka thënë Zyberaj, Telegrafit.
Ndryshe, sipas dokumentit që ka siguruar Telegrafi, dekreti i presidentit është lëshuar më 03.03.2018.
“Avni Spahiu, Ambasador, shef i Misionit Diplomatik të Republikës së Kosovës në Republikën e Turqisë lirohet nga detyra, për shkak të përfundimit të mandatit dhe urdhërohet tërheqja e tij nga misioni diplomatik. Ngarkohet Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, që të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij dekreti. Dekreti hyn në fuqi në datën e nënshkrimit”, thuhet në dokumentin e lëshuar nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës