LAJMI I FUNDIT:

MPJ Maqedoni: Lëshim i shpejtë dhe efikas i pasaportave në Ambasadën në Berlin

MPJ Maqedoni: Lëshim i shpejtë dhe efikas i pasaportave në Ambasadën në Berlin

Ministria e Punëve të Jashtme informon se vendosja e stacionit bazë për lëshimin e dokumenteve të udhëtimit në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në kryeqytetin e Republikës Federale të Gjermanisë, ka filluar t’i japë rezultatet e para.

Nga MPJ, thonë se për më pak se një muaj, janë fotografuar më shumë se 200 persona, rreth 70 prej të cilëve tashmë janë pajisur me dokumente të udhëtimit. Ambasadori i RMV-së në Gjermani, Ramadan Nazifi, thekson se përmes stacionit bazë zgjidhet një nga problemet më të mëdha, me të cilat është përballur diaspora dhe Ambasada.

“Për procesin efikas dhe të lehtësuar të marrjes së dokumenteve të udhëtimit nëpër Ambasada, me ndihmën e sistemit të ri, e dëshmojnë edhe qytetarët tanë që tashmë i kanë përjetuar këto përfitime”, thonë nga MPJ.


Ministria e Punëve të Jashtme shton se në vazhdimësi po angazhohen për përmirësimin e shërbimeve për qytetarët tanë që jetojnë jashtë vendit.

“Në këtë drejtim, për herë të parë, në përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore janë vendosur nëntë stacione bazë dhe 4 stacione mobile, ndërsa synimi i Ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani është që në periudhën e ardhshme ta avancojë këtë projekt, duke e rritur shtrirjen e Ambasadave, të cilët do t’ua ofrojnë këto shërbime qytetarëve tanë”, thonë nga MPJ./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori