LAJMI I FUNDIT:

MPJ i kundërpërgjigjet Daçiqit: Kosovës shumë shpejt do t’i vijnë njohje të reja

MPJ i kundërpërgjigjet Daçiqit: Kosovës shumë shpejt do t’i vijnë njohje të reja

Këshilltari i Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj po i hedh poshtë pretendimet e ministrit të jashtëm serb Ivica Daçiq, i cili tha se shumë shtete po e shqyrtojnë tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.  Madje krejt këto, ai po i quan çmenduri të ministrit serb.

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se shumë shtete po shqyrtojnë tërheqjen e njohjes për Kosovën.

“Unë kam biseduar me ministrat e vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën dhe ata vazhdojnë të qëndrojnë në pozicionin e njëjtë. Fola edhe me ministrat e vendeve që e kanë njohur, dhe ata po shqyrtojnë vendimet e tyre”, u shpreh Daçiq për një media serbe.


Mirëpo, këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj, duke i komentuar këto deklarata, tha  se Daçiq është mësuar në humbjen e betejave dhe se procesi i shtetndërtimit të Kosovës është i pakthyeshëm.

“Daçiqi është mësuar me humb beteja dhe luftëra në raport me Kosovën. Republika e Kosovës nuk varet nga deklaratat e Daçiqit dhe as nga çmenduritë e tij. Procesi i forcimit dhe konsolidimit te shtetit tone është i pakthyeshëm”, u shpreh Zyberaj për Express.

Zyrtari i MPJ-së paralajmëroi se shumë shpejtë Kosovës do t’i shtohen edhe njohje të reja dhe se në këtë drejtim, është duke u bërë një punë e jashtëzakonshme.

Në trend Lajme

Më shumë
​Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës

​Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës

Politikë
LDK e LVV

LDK e LVV "kapen" për një fletëvotim në Prishtinë

Lajme
Veterani Adnan Hyseni i drejtohet OVL-UÇK-së me një letër: Nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë

Veterani Adnan Hyseni i drejtohet OVL-UÇK-së me një letër: Nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë

Lajme
Reagon Veliaj: Djali im jetim, me urdhër prokurori dhe vendim gjykate

Reagon Veliaj: Djali im jetim, me urdhër prokurori dhe vendim gjykate

Lajme
Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura

Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura

Lajme
Hovenier këshillon Peter Sorensen, emisarin e ri për dialog: Mos negocio zotime të reja

Hovenier këshillon Peter Sorensen, emisarin e ri për dialog: Mos negocio zotime të reja

Lajme
Kalo në kategori