LAJMI I FUNDIT:

MPJ kërkoi qëndrim nga Washingtoni për deklaratat e kongresmenit Rohrabacher

MPJ kërkoi qëndrim nga Washingtoni për deklaratat e kongresmenit Rohrabacher

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë përmes Ambasadës së Maqedonisë në Washington, përmes rrugës diplomatike kërkoi qëndrim nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së për deklaratën e kongresmenit amerikan Dana Rohrabacher, të publikuara në një intervistë për ‘Vizion Plus’ të Tiranës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Kongresmeni është anëtar i Komitetit për punë të jashtme dhe kryetari i Nënkomitetit për punë evropiane. Qëndrimet e tij të shfaqura shkaktojnë shqetësim të madh në Maqedoni dhe rajon. Të njëjtat nxisin retorikë nacionaliste në fqinjësi, me çka na kthejnë në të kaluarën’, thuhet në kumtesën e MPJ-së, njofton AIM.

Prej aty shfaqin bindje se Departamenti i Shtetit në mënyrë adekuate do të largojnë çdo dilemë rreth qëndrimeve të shfaqura, si dhe do ta afirmojë politikën e saj ndaj Maqedonisë dhe Ballkanit.


Kongresmeni amerikan Dana Rohrabacher në një intervistë mes tjerash tha se ‘krijimi i Maqedonisë është projekti i dështuar dhe tani janë krijuar të gjitha rrethanat të ndahet mes shteteve fqinje, përfshirë edhe Kosovën dhe Bullgarinë’. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori