Pas dëmeve të shkaktuara në hapësirat e kulbit të komunitetit bullgar në Manastir, Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë publikoi një reagim të zëvendësministrit Marin Rajkov.

Ata kanë kërkuar që institucionet përkatëse të zbardhin rastin dhe të dënohen autorët.


“Me shqetësim konstatojmë se edhe një herë është kryer sulm ndaj njërit prej klubeve të komunitetit bullgar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Këtë akt e konsiderojmë si pasqyrim të një fushate të sponsorizuar politikisht dhe të pandërprerë kundër mijëra qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që vetëidentifikohen si bullgarë maqedonas. Presim që autoritetet zyrtare në vendin fqinj të reagojnë në përputhje me detyrimet e përcaktuara në konsensusin evropian të korrikut 2022 dhe në përgjigje të aspiratave evropiane të shumicës së shoqërisë në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në reagim.