LAJMI I FUNDIT:

MPJ e Maqedonisë: Deklarata e deputetes Doda nuk është në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore

MPJ e Maqedonisë: Deklarata e deputetes Doda nuk është në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore

MPJ e Republikës së Maqedonisë i dënon paraqitjet publike me retorikë fyese dhe nxitëse të zyrtarëve të Republikës së Shqipërisë, të cilët i adresohen Republikës së Maqedonisë, thonë nga ministria si përgjigje ndaj deklaratës së deputetes shqiotare, Mesila Doda se “Maqedonia nuk ekziston, por ajo është një krahinë e vjetër shqiptare e quajtur Iliridë”, përcjell Telegrafi Maqedoni

Deklaratat e papërgjegjshme nga figurat publike, kërkojnë dhe nënkuptojnë përgjegjësi për të shprehur publikisht qëndrimin, nuk janë në frymën e fqinjësisë së mirë dhe deklarata për angazhim të miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy vendeve, dhe sidomos nuk janë në frymën e vlerave evropiane, shton MPJ.


Doda: Nëse Zaev tërhiqet do të kërkojmë mëvetësimin e Iliridës (Video)
Lexo po ashtu Doda: Nëse Zaev tërhiqet do të kërkojmë mëvetësimin e Iliridës (Video)

MPJ vlerëson se deklaratat janë qëndrime individuale dhe veprime të individëve dhe se presin që personat zyrtarë të fqinjësisë të përmbahen nga tensionet e ndezura në rajon, porosisin nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë. /Telegrafi/